Porosia e Aliut, radijallahu anhu


Emirul-Muminin, Ali ibën Ebi Talib, radijallahu anhu, i thotë Kumejl ibën Zijadit:

“Mbaje mend atë që ta them:

Njerëzit janë tre lloje: Dijetar hyjnor, dijetar që studion, i cili është në rrugë të shpëtimit dhe masa e gjerë, të cilët ndjekin çdo zhurmaxhi, anojnë kah fryn era, nuk ndriçohen me dritën e diturisë, nuk i drejtohen shtyllës së fortë. Dituria është më e mirë se pasuria, ajo të ruan ty, kurse pasurinë duhet ta ruash ti. Dituria shtohet me vepër, kurse pasurinë e pakëson harxhimi. Dashuria e dijetarit është fe me të cilën krenohet njeriu, dituri shpërblehet sepse i llogaritet adhurim në jetën e tij dhe vepër e mirë e cila mbetet e gjallë edhe pas vdekjes së tij. Prodhimi i pasurisë vdes me vdekjen e pronarit të asaj pasurie, grumbulluesit e pasurisë vdiqën edhe pse ishin të gjallë, kurse dijetarët mbeten tërë kohën të gjallë, ata mungojnë fizikisht por shembujt e tyre të gjalla mbeten në zemrat e njerëzve.

Përktheu: Bekir Halimi

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *