Vlera e leximit të sures el-Kehf


Ebu Seid el-Hudriu, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

” من قرأ سورة الكهف ليلة الجمعة أضاء له من النور فيما بينه وبين البيت العتيق ” .

“Kush e lexon suren el-Kehf natën e Xhuma i ndriçon një dritë mes tij dhe shtëpisë së lashtë”.

E transmeton Daremiu (3407), kurse shejh Albani e vlerëson si autentik në librin e tij “Sahihul-Xhami (6471)”.

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

” من قرأ سورة الكهف في يوم الجمعة أضاء له من النور ما بين الجمعتين ” .

“Kush e lexon suren el-Kehf në ditën e Xhuma i ndriçon një nurë mes dy xhumajave”. E transmeton Hakimi (2/399) dhe Bejhakiu (3/249). Imam ibën Haxheri, rahimehullah, e vlerëson këtë hadith si hasen dhe thotë: ky është hadithi më i fuqishëm në këtë temë. Për më gjerësisht shiko librin “Fejdul-Kadir”, (6/198). Kurse shejh Albani rahimehullah, e ka vlerësuar si autentik. Shiko Sahihul-Xhami, (6470).

Koha në të cilën mundet të lexosh suren el-Kehf fillon me perëndimin e diellit në ditën e Enjte deri në perëndim të diellit ditën e Xhuma, sepse transmetimet që flasin për këtë temë na kanë ardhur edhe për natën e ditës së Xhuma edhe për ditën e ditës së Xhuma. Shiko “Fejdul-Kadir”, 6/198-199.

 

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *