Emrat e dyerve të Xhenetit


Një xhematli i kishte shkruar emrat e dyerve të Xhenetit dhe më pyeti a janë të sakta. Më detyroi të shfletoja librat dhe të hulumtoja në internet. Gjatë hulumtimit mes tjerash gjeta edhe një përgjigje të një hoxhës i cili thoshte: ma mirë do të ishte të pyesësh për veprat që na çojnë në Xhenet se sa për emrat e dyerve të Xhenetit. Edhe kjo është një vërejtje e saktë. Por, sidoqoftë, pas një hulumtimi të vogël nxora këto emra të Xhenetit:

1- Dera e Xhihadit, nga e cila hyjnë ata që kanë luftuar në rrugë të Allahut.

2- Dera e Pendimit, e veçantë për ata qëjanë penduar sinqerisht te Allahu.

3- Dera e Namazit, e veçantë për ata që falen dhe kujdesen për namazin.

4- Dera Rejjan, e veçantë për agjëruesit e Ramazanit.

5- Dera e Sadakasë, e veçantë për ata që japin zeqatën dhe lëmoshë .

6- Dera e Prindit, e veçantë për ata që janë të sjellshëm me prindërit e tyre.

7- Dera e Gëzimit, e veçantë për ata që i gëzojnë njerëzit dhe fëmijët.

8- Dera e Duhasë, e veçantë për ata që falin namazin Duha.

 

Allahun e lusim të na bëjë prej banorëve të Xhenetit dhe të na ndihmojë të bëjmë vepra dhe fjalë që na afrojnë te Xheneti! Amin!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *