Muaji Rexheb, a ka veçori më të mëdha se muajt tjerë?


 

 

Shejhu i nderuar, Muhamed ibn Salih El-Uthejmin [rahimehull-llah] ka thënë:

Muaji Rexheb është njëri prej katër muajve të shenjtë. kurse muajt e shenjtë janë: Dhul-Kade, Dhul-Hixhe, Muharemi dhe Rexhebi, ashtu sikurse ka thënë Allahu [subhanehu ve teala]:

( إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِندَ اللّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَات وَالأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلاَ تَظْلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ وَقَاتِلُواْ الْمُشْرِكِينَ كَآفَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَآفَّةً وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ ) .

“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave)”. (Et-Teube: 36).

Na kanë sjellë salavate dhe lutje të veçanta për këtë muaj, mirëpo të gjitha me varg të dobët transmetuesish, të cilat nuk arrijnë që të bëhen fakte, as që mundet me to të konfirmohet ndonjë sunnet. Andaj njeriut nuk i lejohet të thotë: ky është muaji Muharem, e unë do të shtoj adhurimet e mia, do të shtoj dhikrin, do të shtoj agjërimin, etj.

Pse nuk lejohet?

Sepse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] e ka arritur këtë muaj. A nuk është kështu?

Mirëpo, a ka shtuar ndonjë adhurim në këtë muaj?

Jo.

Nëse ai nuk ka shtuar në këtë muaj adhurime, atëherë nuk është e drejtë e jona që të themi: është muaj Muharem, e të shtoj në te adhurime që si kam bërë në muajt tjerë. Sepse në duhet të jemi pasues, e jo shpikës.

Poqë se një njeri, pason në adhurimet e veta shijen e tij, ose mendimin e tij, do të mbetet pa fe, sepse pason epshin e tij. Kurse Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

(وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ ) .

“…e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se Allahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. (El-Kasas: 50).

Pra, nuk na lejohet ta veçojmë muajin Rexheb përveç se me ato gjëra që e ka veçuar Allahu dhe Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Është muaj i shenjtë, potencohet largimi nga haramet në këto muaj, nuk lejohet lufta kundër mosbesimtarëve, sepse është muaj i shenjtë, kurse në muajt e shenjtë nuk luftohet, në përjashtim të rasteve kur ata na sulmojnë, ose është luftë që gjatë disa muaj dhe kaplon edhe muajt e shenjtë.

Ne tani gjendemi në mesin e muajit Rexheb, jemi nisur për në muajin Shaban. Vallë, muaji Shaban, ka ndonjë veçori e dallohet prej muajve tjerë?

Përgjigjja është: po. Po ky muaj dallon prej muajve tjerë vetëm me agjërim. Sepse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] agjëronte më shumë në këtë muaj, ose e agjëronte tërë këtë muaj, përveç një pakice të saj, e kalonte pa agjërim. Shtimi i agjërimit në muajin Shaban është prej sunnetit, kurse në Rexheb, jo.

Përfundoi fjala e tij, Allahu e mëshiroftë dhe ia dhuroftë Firdausin.

“Takimi mujor i hapur”, nr. 40.

Përktheu: Bekir Halimi

Pyetje dhe përgjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *