Veçimi i muajit Rexheb me ndonjë adhurim ose gjë të dalluar


 

Pyetje: A është e vërtetë se muaji Rexheb dallohet me ndonjë adhurim të caktuar ose të veçantë? Ju lutemi të na përgjigjeni, sepse na është përzier kjo gjë, dhe a është obligim në këtë muaj vizita e xhamisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]?

 

Përgjigje: Muaji Rexheb sikurse edhe muajt tjerë, nuk veçohet me ndonjë adhurim tjetër që dallon nga muajt tjerë, sepse nuk ka argumente nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për veçimin e këtij muajit me ndonjë namaz, agjërim, umre, ose kurban të veçantë. Kurse këto gjëra janë bërë në injorancë, kurse islami i ka anuluar tërë këto veprime.

Pra, muaji i Rexhebit është sikurse edhe muajt tjerë, nuk ka ndonjë hadith që flet në veçanti për ndonjë adhurim të veçantë në këtë muaj, andaj ai që shpik në këtë muaj ndonjë adhurim dhe e veçon këtë muaj me ndonjë adhurim, ai është bidatçi, sepse ka shpikur në fe, gjëra që s’janë të saja. Kurse adhurimet duhet të mbështeten në fakte, nuk mund të veprojmë ndonjë adhurim nëse nuk kemi për te argument nga Kur’ani dhe sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kurse për muajin Rexheb nuk ka ardhur asnjë argument në të cilin mundemi të mbështetemi. Të gjitha argumentet që i sjellin, nuk janë të fuqishme, madje sahabet, [radijall-llahu anhum] i ndalonin këto vepra dhe ua tërhiqnin vërejtjen njerëzve prej agjërimit në këtë muaj në veçanti.

Kurse njeriu që zakonisht falë ndonjë namaz të caktuar. Ose agjëron ndonjë agjërim të caktuar, për këtë njeri nuk ka pengesë nëse vazhdon në këto adhurime.

Dr. Salih Feuzan el-Feuzan

Marur nga: “El-Munteka min Fetava Shejh Salih El-Feuzan”, 1/ 222- 223).

Përktheu: Bekir Halimi

Pyetje dhe përgjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *