Prioriteti në thirrje


 

Shpesh na ndodh në veprimet kolektive të kemi divergjenca në lidhje me atë që e shohim si prioritet për ta publikuar në fushën e thirrjes Islame. Mes rëndësisë që ka teuhidi, obligimet fetare, inkurajimi në vepra të mira, frikësimi nga mëkatet e mëdha, qortimi i manifestimeve të devijimit, veprat e liga, sjelljen e keqe, shembujt e mirë, fjalët e urta, e kështu me radhë. Kjo shkakton mendime dhe qëndrime të ndryshme në lidhje me këto postime, mes atij që i përkrah dhe atij që i kundërshton. Ka dallim i mendimeve disa herë bëhet shkak që të prishet grupi i punës, të dobësohet vullneti për kontribut, ndoshta edhe të largohet individi tërësisht nga postimi i temave të ndryshme në internet, ose largohet nga mejdani i thirrjes Islame.

Pse vjen deri te kjo?

Nuk paraqes analizë të studiuar hollësisht, por një pikëpamje personale, i nisur nga mejdani i punës, aktivitetit dhe thirrjes islame.

Shpesh herë në këtë aksion jemi peng i botëkuptimeve, preokupimeve dhe perceptimeve personale të realiteteve me të cilat ballafaqohemi.

Nisemi të postojmë në një publik qindramijësh nga qëndrimi që kemi marrë në një mexhlis ndaj një fenomeni lokal dhe të ngushtë grupor.

Postojmë materiale në një publik qindramijësh nga një perceptim personal të një realiteti shumë kompleks.

Postojmë material në një publik qindramijësh pa studiuar mirë moshën e të pranishmëve, arsimin, kulturën, pikëpamjet, orientimet dhe dëshirat.

Andaj secili njeri i përcakton prioritet e thirrjes se vet ne baze të perceptimit te realitetit te cilit i dedikohen.

Allahu e di më së miri!

Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *