Raporti i besimtarit me urdhrat e Allahut


Shejh Albanim, rahimehullah, thotë:

“O Musliman, duhet të besosh se Allahu në të gjitha dispozitat e Tija, qofshin urdhra ose ndalesa, apo veprime të lejuara, ka urtësi madje urtësi të shumta dhe të mëdha, i di kush i di dhe s’i di kush s’i di, u shfaqen disave e u fshihen tjerëve. Për këtë myslimani i vërtetë e ka detyrë që të nxiton në adhurimet ndaj Allahut dhe nuk duhet të heziton në realizimin e tyre deri sa t’u bëhet e qartë urtësia, sepse ky veprim bie ndesh me dorëzimin e plotë ndaj Ligjvënësit të Urtë. Për këtë shkak Allah, subhanehu ve teala, në Kuranin Fisnik thotë:

“4:65. Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht”.

Në këtë metodë kanë jetuar myslimanët e parë, esselefussalih, e Allah u dha krenari dhe ua çliroi vendet dhe zemrat e njerëzve, fundi i këtij Ymeti nuk do të përmirësohet ndryshe veç se me atë që është përmirësuar fillimi i këtij Ymeti. Ebu Bekri, radijallahu anhu, ishte i pari në këtë drejtim, shembull i mirë për të tjerët, siç na tregon këtë qëndrimi i tij në rastin e marrëveshjes së Hujdebisë”.

“Tahrimu Alatut-Tarbi”, fq. 137

Përktheu: Bekir Halimi

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *