Rruga e Islamit


 

Allahu, subhanehu ve teala,  thotë:

قال تعالى :{ الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإسْلامَ دِيناً }.

“… Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe…”. (El-Maide: 3).

{وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيماً فَاتَّبِعُوهُ وَلا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ}.

” Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”. (El-En’am: 153).

{ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ}.

“… Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merrni, e çka t’ju ndalojë, largojuni…”. (El-Hashër: 7).

Na ka urdhëruar të gjitha mosmarrëveshjet ti kthejmë te Allahu, subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, d.m.th. në Kuran dhe Sunnet, duke thënë:

{ فَإِنْ تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّهِ وَالرَّسُولِ إِنْ كُنْتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً}.

“… Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”. (En-Nisa: 59).

رواه العرباض بن سارية – رض الله عنه – قال :صلى بنا رسول الله صلى الله عليه وسلم ذات يوم ، ثم أقبل علينا فوعظنا موعظة بليغة ذرفت منها العيون ، ووجلت منها القلوب ، فقال قائل : يا رسول الله ! كأن هذه موعظة مودع فماذا تعهد إلينا ؟ فقال : (( أوصيكم بتقوى الله والسمع والطاعة ، وإن عبداً حبشياً ، فإنه من يعش منكم فسير اختلافاً كثيراً فعليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين ، تمسكوا بها ، وعضُّو عليها بالنواجذ ، وإياكم ومحدثات الأمور ، فإن كل محدثة بدعة ، وكل بدعة ضلالة ))

Kurse Irbad ibën Sarije, radijallahu anhu, na rrëfen duke thënë: Na e fali një ditë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, namazin dhe u drejtua në drejtim tonin dhe na dha një këshillë të fuqishme, nga e cila na lotuan sytë dhe nga u rrëqeth trupi. Njëri prej nesh i tha: o Resulullah, sikur të ishte këshillë lamtumirës? Andaj me çka na porositë? Atëherë tha:

“Ju porosis të keni devotshmëri, dëgjim dhe respekt ndaj të parit, edhe nëse ai është rob etiopas, sepse ai që do të jetojë do të sheh divergjenca të mëdha, andaj kapuni për Sunnetin tim dhe të kalifëve të drejtë e të udhëzuar, kapuni për te dhe shtrëngoni me dhëmballë dhe kujdes nga gjërat e shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është bidat e çdo bidat është devijim”.

Transmeton Ahmedi (4/126-127), Ebu Davudi (12/358-360), Tirmidhiu (7/438-442) dhe Ibën Maxhe (1/15-16).

Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *