Dijetarët e Medh'hebeve në lidhje me Salatur-Regaibin


 

Dijetarët e Medh’hebeve në lidhje me Salatur-Regaibin

 

Dijetari i njohur i medhhebit hanefit, Ibën Abedini, na transmeton fjalët nga libri i njohur i medhhebit hanefit “El-Bahrur-Raik”, ku qëndron:

“nga kjo që thamë e kuptojmë se është e urryer grumbullimi për të falë namazin e dëshirave (salatur-regaib), i cili falet në natën e xhumasë së parë të muajit Rexheb, sepse ky namaz është bidat”. (Hashijetu Ibën Abidin, 2/26).

وقال ابن عابدين في “حاشيته” (2/26) :

” قال في “البحر” : ومن هنا يعلم كراهة الاجتماع على صلاة الرغائب التي تفعل في رجب في أولى جمعة منه وأنها بدعة . . .

Imam Neveviu, rahimehullah, dijetar i njohur i medhhebit shafiit në veprën e tij El-Mexhmu’ (3/548) thotë: “Namazi i njohur si namaz Regaib, dymbëdhjetë reqate, i cili falet mes askhamit dhe jacisë dhe namazi i natës së Beratit, në gjysmën e muajit Shaban, i cili falet njqëind reqate, janë bidate të refuzuaa dhe të këqija dhe nuk duhet të mashtrohemi pse janë të përmendura në librin “Kutul-Kulub” dhe “Ihjau Ulumudin” dhe as në hadithet që përmenden në lidhje me këto dy namaze, sepse ato janë batil, të pavlera dhe të pabaza. Nuk duhet të mashtrohemi as me ata dijetarë që u është përzier dispozita e këtyre dy namazeve dhe kanë shkruar traktate duke treguar se është mustehab falja e tyre, sepse ai ka gabuar në këtë çështje. Imam Ebu Davudi Muhamed, Abdurahman ibën Ismail el-Makdesiu ka shkruar një libër të çmueshëm në të cilin tregon se të pabazë janë këty dy namaze dhe me një sqarim të bukur dhe të plotë. Allahu e mëshiroftë”.

قال النووي رحمه الله في “المجموع” (3/548) :

” الصلاة المعروفة بصلاة الرغائب , وهي ثنتا عشرة ركعة تصلى بين المغرب والعشاء ليلة أول جمعة في رجب , وصلاة ليلة نصف شعبان مائة ركعة وهاتان الصلاتان بدعتان ومنكران قبيحتان ولا يغتر بذكرهما في كتاب قوت القلوب , وإحياء علوم الدين , ولا بالحديث المذكور فيهما فإن كل ذلك باطل ، ولا يغتر ببعض من اشتبه عليه حكمهما من الأئمة فصنف ورقات في استحبابهما فإنه غالط في ذلك , وقد صنف الشيخ الإمام أبو محمد عبد الرحمن بن إسماعيل المقدسي كتابا نفيسا في إبطالهما فأحسن فيه وأجاد رحمه الله ” انتهى .

Gjithashtu në komentin e Sahihut të Imam Muslimit, (8/20) thotë: “Allahu e mallkoftë atë njeri që këtë namaz dhe këtë natë i pari e ka shpikur dhe trilluar. Është bidat dhe devijim i madh, prej bidateve që nxjerrin në shesh devijimin dhe injorancën dhe në to bëhet shumë veprime të këqija. Një grumbull i imamëve kanë shkruar libra të çmuara ku tregojnë shëmtinë dhe devijimin e atyre që e falin dhe e kanë shpikuar, kurse argumentet e shëmtisë, pavlerësisë dhe devijimit të vepruesit të tyre janë aq shumë saqë nuk mund të numërohen”.

وقال النووي – أيضاً – في “شرح مسلم” :

” قاتل الله واضعها ومخترعها , فإنها بدعة منكرة من البدع التي هي ضلالة وجهالة وفيها منكرات ظاهرة . وقد صنف جماعة من الأئمة مصنفات نفيسة في تقبيحها وتضليل مصليها ومبتدعها ودلائل قبحها وبطلانها وتضليل فاعلها أكثر من أن تحصر ” انتهى .

 

Ibën Haxh el-Maliki, në librin e tij El-Med’hal (1/294) gjithashtu përmend se ky veprim është bidat dhe se mendimi i medhhebit të Imam Malikut është se urrehet të falet ky namaz.

E kanë pyetur Imam Ibën Haxher Hejtemiun: a lejohet falja e namazit Regaib në xhemat, ose jo?

Është përgjigjur duke thënë:

“Namazi Regaib, është sikur edhe namazi i njohur në mesin e Muajit Shaban, Natën e Beratit, janë dy bidate të shëmtuara dhe qortuara, e hadithet që flasin për to janë të trillua, andaj është e urryer të falen edhe vet edhe në xhemat”.

وسئل ابن حجر الهيتمي رحمه الله : هل تجوز صلاة الرغائب جماعة أم لا ؟

فأجاب : ” أما صلاة الرغائب فإنها كالصلاة المعروفة ليلة النصف من شعبان بدعتان قبيحتان مذمومتان وحديثهما موضوع فيكره فعلهما فرادى وجماعة ” انتهى .

Bekir Halimi

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *