Shko herët në xhami për Xhuma


Shko herët në xhami për Xhuma

 

Na rrëfen Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

ﻣﻦ ﺍﻏﺘﺴﻞ ﻳﻮﻡ ﺍﻟﺠﻤﻌﺔ ﻏﺴﻞ ﺍﻟﺠﻨﺎﺑﺔ ﺛﻢ ﺭﺍﺡ ﻓﻜﺄﻧﻤﺎ ﻗﺮﺏ ﺑﺪﻧﺔ ﻭﻣﻦ ﺭﺍﺡ ﻓﻲ ﺍﻟﺴﺎﻋﺔ ﺍﻟﺜﺎﻧﻴﺔ ﻓﻜﺄﻧﻤﺎ ﻗﺮﺏ ﺑﻘﺮﺓ ﻭﻣﻦ ﺭﺍﺡ ﻓﻲ ﺍﻟﺴﺎﻋﺔ ﺍﻟﺜﺎﻟﺜﺔ ﻓﻜﺄﻧﻤﺎ ﻗﺮﺏ ﻛﺒﺸﺎً ﺃﻗﺮﻥ ﻭﻣﻦ ﺭﺍﺡ ﻓﻲ ﺍﻟﺴﺎﻋﺔ ﺍﻟﺮﺍﺑﻌﺔ ﻓﻜﺄﻧﻤﺎ ﻗﺮﺏ ﺩﺟﺎﺟﺔ ﻭﻣﻦ ﺭﺍﺡ ﻓﻲ ﺍﻟﺴﺎﻋﺔ ﺍﻟﺨﺎﻣﺴﺔ ﻓﻜﺄﻧﻤﺎ ﻗﺮﺏ ﺑﻴﻀﺔ ﻓﺈﺫﺍ ﺧﺮﺝ ﺍﻹﻣﺎﻡ ﺣﻀﺮﺕ ﺍﻟﻤﻼﺋﻜﺔ ﻳﺴﺘﻤﻌﻮﻥ ﺍﻟﺬﻛﺮ 

“Ai që lahet në ditën e Xhuma ashtu siç lahet nga xhunubllëku e pastaj shkon në xhami shpërblehet sikur të kishe dhënë lëmoshë një deve, ai që shkon në orën e dytë sikur të kishte dhënë lëmoshë një lopë, kush shkon në orën e tretë sikur të kishte dhënë lëmoshë një dash me brirë, kush shkon në orën e katërt sikur të kishte dhënë lëmoshë një pulë, kush shkon në orën e pestë sikur të kishte dhënë lëmoshë një vezë dhe kur të del imami prezantojnë melaqet dhe e dëgjojnë humben”.

Hadithin e transmeton Imam Buhariu në sahihun e tij 1/212, 1/512 dhe 4/341 dhe Imam Muslimi në sahihun e tij 2/185 dhe 2/785.

Në këtë hadith Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e tregon vlerën që ka shkuarja herët në xhami për namazin e Xhumasë dhe shpërblimin që e merr njeriu me këtë veprim e krahasoi me ata që japin lëmoshë një deve, një lopë, një dash, një pulë ose një vezë. Gjithashtu na tregoi se melaqet qëndrojnë te dyert e xhamisë dhe regjistrojnë kush kur vjen, e kur del imami të mban humben ata e mbyllin regjistrin e tyre dhe ulen për ta dëgjuar hutben.

Për ta kuptuar më lehtë këtë hadith veproni kështu. Ndane kohën nga lindja e diellit deri në ezan të Xhumasë në pesë pjesë dhe pastaj i ndani këto pesë kohëra sipas asaj ndarjeje. Dmth nëse dielli tani lind në pra 05.07 e kurse koha e Xhumasë hyn në ora 12.38, atëherë një orë e përmendur në hadith është 1.32, ashtu që ai që shkon nga 0ra 5.07 e deri në ora 6.39 ka shkuar në orën e parë, e kush ka shkuar nga ora 6.39 e deri në ora 8.11 ka shkuar në orën e dytë e kush ka shkuar nga ora 8.11 e deri në ora 9.43 min ka shkuar në orën e tretë, e kush ka shkuar nga ora 9.43 e deri në ora 11.15 ka shkuar në orën e katërt, e kush ka shkuar nga ora 11.15 e deri në 12.47, kur hyn koha e namazit të xhumasë, ka shkuar në orën e pestë. Prej kësaj kohe e deri sa të hip imami në minder melaqet akoma regjistrojnë njerëzit që vijnë për të marrë shpërblime, e kur të hip imami në minder, e mbyllin regjistrin dhe nuk regjistrojnë askënd, sepse edhe ato angazhohen duke dëgjuar hutben. Kjo nuk d.m.th. se ata që vijnë pas kësaj kohe nuk kanë shpërblimin e xhumasë, por nuk kanë shpërblimin e ardhjes herët në xhami.

Andaj ta mësojmë këtë hadith dhe të nxitojnë në zbatimin e tij.

O Allah! Bekoje Muhammedin dhe familjen e tij!

O Allah na jep të mira në dynja e ahiret!

O Allah na jep dituri të dobishme dhe vepra të mira!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *