Udhëzimi në të mirë dhe udhëzimi në të keqe


Udhëzimi në të mirë dhe udhëzimi në të keqe

 

Na rrëfen Ebu Mes’ud, Ukbe ibn Amr el-Ensarij el-Bedrij, radijallahu anhu, duke thënë: “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem la thënë: “Kush i tregon ose e udhëzon dikë në të  mirë, do të ketë shpërblimin aq sa edhe ai që e kryen atë.”

(Transmeton Muslimi)

 

وعن أَبي مسعود عُقبةَ بنِ عمرو الأنصاري البدري ، رضي الله عنه ، قَالَ : قَالَ رسولُ الله ، صلى الله عليه و سلم : (( مَنْ دَلَّ عَلَى خَيْرٍ فَلَهُ مِثْلُ أجْرِ فَاعِلِهِ )) رواه مسلم .

Muslimani duhet të bëjë vepra të mira dhe mbara, e nëse nuk mundet t’i bëjë të njëjtat, atëherë ato ua mëson të tjerëve, sepse nëse njeriu bëhet shkak i përhapjes së një vepre të mire ka shpërblimin e atyre që e bëjnë atë vepër të mirë duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi atyre që e kanë bërë këtë vepër të mire.

Muslimani nuk qëndron indiferent ndaj asaj që ndodhë në shoqërinë në të cilën jeton, por e percepton dhe intervenon sipas nevojës dhe rastit. Për këtë shkak ai e përhapë të mirën dhe ua mëson të tjerëve e me këtë veprim fiton edhe shpërblimin e tyre, pa ju pakësuar aspak shpërblimi i tyre.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *