Bamirësia


Bamirësia

Bamirësia është dy llojesh:

1- Bamirësi në adhurimin e Krijuesit, ta adhurojmë ashtu sikur e shohim ne Atë, edhe pse ne nuk e shohim Ai na sheh ne. Kjo nënkupton seriozitetin në zbatimin e obligimeve ndaj Allahut në formë të përsosur dhe të plotësuar.

2- Bamirësia në obligimet që i kemi ndaj krijesave. Domethënë të gjitha llojet e dobive t’ia ofrojmë çdo krijese, edhe pse mund të ketë dallime për shkak të dallimit të gradave të atyre që u bëjmë mirë, obligimit që kemi ndaj tij, pozitën e tyre në shoqëri, llojin e bamirësisë, peshën që ka kjo bamirësi, përftimi nga kjo bamirësi, besimi dhe sinqeriteti i atij që e bën këtë bamirësi dhe nga shkaku i cili na shtyri ta bëjmë këtë bamirësi.

Argumentet fetare:

( إِنَّ اللّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالإِحْسَانِ وَإِيتَاء ذِي الْقُرْبَى وَيَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاء وَالْمُنكَرِ وَالْبَغْيِ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ) [النَّحل:90].

“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”. (En-Nahël: 90).

 

Disa forma të bamirësisë:

Bamirësia në adhurimin e Allahut, subhanehu ve teala.

Bamirësia ndaj prindërve.

Bamirësia ndaj fqinjëve.

Bamirësia gjatë shitblerjes.

Bamirësia ndaj atij që është sjellur keq me ty dhe sjellja me te me të kundërtën e asaj që ai është sjellë me ty.

Bamirësia ndaj kafshëve.

Bamirësi na të folur.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

( وَقُل لِّعِبَادِي يَقُولُواْ الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ ) [الإسراء: 53].

“E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”. (El-Isra: 53).

Bamirësia gjatë debateve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

( وَجَادِلْهُم بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ ) [النَّحل: 125].

“…polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…”. (En-Nahël: 125).

 

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *