Bëhu shkaktar për realizimin e një adhurimi


Bëhu shkaktar për realizimin e një adhurimi

 

176- وعن أنس  : أن فتىً مِنْ أسلم ، قَالَ : يَا رَسُول الله ، إنِّي أُرِيدُ الغَزْوَ وَلَيْسَ معي مَا أتَجَهَّز بِهِ ، قَالَ : (( ائتِ فُلاَناً فإنَّهُ قَدْ كَانَ تَجَهَّزَ فَمَرِضَ )) فَأتَاهُ ، فَقَالَ: إنَّ رسولَ الله  يُقْرِئُكَ السَّلامَ ، وَيَقُولُ : أعْطني الَّذِي تَجَهَّزْتَ بِهِ ، فَقَالَ : يَا فُلاَنَةُ ، أعْطِيهِ الَّذِي تَجَهَّزْتُ بِهِ ، وَلا تَحْبِسي مِنْهُ شَيئاً ، فَواللهِ لاَ تَحْبِسِين مِنْهُ شَيئاً فَيُبَاركَ لَكِ فِيهِ . رواه مسلم .

 

Na rrëfen Enes ibën Maliku, radijallahu anhu, duke thënë: erdh një djalosh nga fisi Eslem dhe tha: o Pejgamber i Allahut dëshiroj të marrë pjesë në betejë mirëpo nuk kam me çka të përgatitem. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i tha: shko te filani, sepse ai ishte përgatitur për këtë betejë por e kaploi sëmundja. Shkoi te ai dhe i tha: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të çon selam dhe të thotë: ma jep përgatitjen tënde për betejë. Tha: oj grua, jepja të gjitha gjërat me të cilat u përgatita për atë betejë dhe mos ndal asgjë, sepse nëse e ndal ndonjë gjë prej përgatitjes dije se Allahu nuk lëshon bereqet në te”. Muslimi

 

Mësimet që merren nga ky hadith:

1- Kujdesi i shokëve të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për të marrë pjesë në xhihad.

2- Udhëzimi i njerëzve drejt veprave të mira.

3- Kujdesi i shokëve të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për të realizuar urdhrat e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

4- Kujdesi i madh për të flijuar në rrugë të Allahut.

Allahu na e mbushtë zemrën me iman dhe na bëftë prej atyre që udhëzojnë kah e mira dhe flijojnë në këtë rrugë! Amin!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *