Udhëzimi në të mirë më e mirë se devetë e kuqe


Udhëzimi në të mirë më e mirë se devetë e kuqe

 

175- Na rrëfen Ebul-Abbas, Sehël ibën Sad es-Saidij, radijallahu anhu, duke thënë: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në ditën e Hajberit tha: nesër do t’ia jap flamurin njeriut që në dorën e tij do të çlirohet ky vend, i cili e do Allahun dhe Pejgamberin e Tij dhe Allahu dhe Pejgamberi i Tij e duan atë. Të gjithë ngrysën duke paragjykuar kujt do t’ia jep flamurin. Në të gdhirë të gjithë njerëzit u mblodhën te Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, duke shpresuar se do ti jepet flamuri atij. Ai tha: ku është Alia, i biri i Ebu Talibit? Thanë: o i Dërguar i Allahut, ai ankohet prej syve. Tha: shkoni dhe ma thërritni. E sollën. I pështyu Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në sytë e tij dhe u lut për te dhe u shërua menjëherë sikur kurrë të mos kishte qenë i sëmurë. Pastaj ia dha flamurin. Alia, radijallahu anhu, i tha: o i Dërguar i Allahut, ti luftoi deri sa të bëhen sikur ne? I tha: ecë ngadalë deri sa të zbresësh në mejdanin e tyre dhe pastaj thërriti në islam dhe tregoju detyrimit që i kanë karshi Allahut. Pasha Allahun, të bëhesh shkak për të udhëzuar Allahu një njeri është më mirë për ty se të kesh deve të kuqe”. (Buhariu dhe Muslimi).

 

 

175- وعن أَبي العباس سهل بن سعد الساعدي  : أنَّ رَسُول الله  ، قَالَ يوم خَيبَر : 

((لأُعْطِيَنَّ الرَّايَةَ غَداً رجلاً يَفْتَحُ الله عَلَى يَدَيهِ ، يُحبُّ اللهَ وَرَسولَهُ ، ويُحِبُّهُ اللهُ وَرَسُولُهُ))، فَبَاتَ النَّاسُ يَدُوكُونَ لَيْلَتَهُمْ أيُّهُمْ يُعْطَاهَا . فَلَمَّا أصْبَحَ النَّاسُ غَدَوْا عَلَى رسولِ الله  كُلُّهُمْ يَرْجُو أنْ يُعْطَاهَا . فَقَالَ : (( أينَ عَلِيُّ ابنُ أَبي طالب ؟ )) فقيلَ: يَا رسولَ الله، هُوَ يَشْتَكي عَيْنَيهِ . قَالَ : ((فَأَرْسِلُوا إِلَيْه )) فَأُتِيَ بِهِ فَبَصَقَ رسولُ الله  في عَيْنَيْهِ ، وَدَعَا لَهُ فَبَرِىءَ حَتَّى كأنْ لَمْ يكُن بِهِ وَجَعٌ ، فأعْطاهُ الرَّايَةَ . فقَالَ عَليٌّ  : يَا رَسُول اللهِ ، أقاتِلُهمْ حَتَّى يَكُونُوا مِثْلَنَا ؟ فَقَالَ : (( انْفُذْ عَلَى رِسْلِكَ حَتَّى تَنْزِلَ بسَاحَتهمْ ، ثُمَّ ادْعُهُمْ إِلَى الإسْلاَمِ ، وَأخْبِرْهُمْ بِمَا يَجِبُ عَلَيْهِمْ مِنْ حَقِّ اللهِ تَعَالَى فِيهِ ، فَوَالله لأَنْ يَهْدِيَ اللهُ بِكَ رَجُلاً وَاحِداً خَيرٌ لَكَ مِنْ حُمْرِ النَّعَم )) مُتَّفَقٌ عَلَيهِ.

 

Mësimet që i marrim nga ky hadith:

1- Vlera e thirrjes së njerëzve në fenë Islame.

2- Mrekullitë e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

3- Vlera e madhe e Alisë, radijallahu anhu.

4- Kujdesi i shokëve të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për të qenë nga ata që e duan Allahun dhe Pejgamberin dhe i do Allahu dhe Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

5- Kujdesi i madh që duhet të kenë thirrësit për udhëzimin e njerëzve.

O Allah na e mbush zemrën me dashuri ndaj Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *