Fushatat kundër lajmëtarëve


 

Shikoni si e përshkruan Allahu, subhanehu ve teala, realitetin e këtyre ditëve….

 

وَكَذَلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوّاً شَيَاطِينَ الإِنسِ وَالْجِنِّ يُوحِي بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ زُخْرُفَ الْقَوْلِ غُرُوراً وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ مَا فَعَلُوهُ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ (112) وَلِتَصْغَى إِلَيْهِ أَفْئِدَةُ الَّذِينَ لا يُؤْمِنُونَ بِالآخِرَةِ وَلِيَرْضَوْهُ وَلِيَقْتَرِفُوا مَا هُمْ مُقْتَرِفُونَ (113) أَفَغَيْرَ اللَّهِ أَبْتَغِي حَكَماً وَهُوَ الَّذِي أَنزَلَ إِلَيْكُمْ الْكِتَابَ مُفَصَّلاً وَالَّذِينَ آتَيْنَاهُمْ الْكِتَابَ يَعْلَمُونَ أَنَّهُ مُنَزَّلٌ مِنْ رَبِّكَ بِالْحَقِّ فَلا تَكُونَنَّ مِنْ الْمُمْتَرِينَ (114) وَتَمَّتْ كَلِمَةُ رَبِّكَ صِدْقاً وَعَدْلاً لا مُبَدِّلَ لِكَلِمَاتِهِ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ (115) وَإِنْ تُطِعْ أَكْثَرَ مَنْ فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَخْرُصُونَ (116)

Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.

Dhe që të anojnë (te ato fjalë mashtruese) zemrat e atyre që nuk besojnë botën e ardhshme dhe që të kënaqen e ngarkohen me atë që janë duke u ngarkuar (ty nuk të dëmtojnë asgjë).

(Thuaj) A pos Allahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur’ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.

Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që të ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.

Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë. (El-Enam: 112-116).

 

Duhet më shpesh ti referohemi Kuranit Fisnik dhe nga ai të nxjerrim udhëzimet dhe udhërrëfim në jetë. Pasi që fjalët e Allahut janë transcendentale ato edhe kuptimin e kanë mbi kohorë, andaj gjejmë përshkrim edhe të realiteteve të përditshme me të cilata ballafaqohemi. Kjo mund të vërtetohet nëse ne shpesh e më shpesh i qasemi, e hapim dhe lexojmë prej tij.

Lexoi me vëmendje këto ajete! A nuk sheh se përshkruan fazat e sulmit kundër hoxhës Irfan?!

Faktet që nxirren nga ajetet:

1. Sulmi ndaj njerëzve të mirë, të pastër, dashamirë të popullit, flijues për të mirën e tyre është historik, nuk ka pjellë sot as që do të përfundon sot. Nëse një hoxhë sot ka bërë lapsus lingue a thua vallë edhe njerëzit më të mirë, më të ndershëm, më të urtë, profetët e Allahut, kanë bërë lapsuse për tu sulmuar dhe armiqësuar nga një pjesë e popullit të vet?!

2. Kush bie pre e këtyre spekulimeve, ofendimeve, nënçmimeve dhe fushatave të egra kundër njerëzve që ngrisin alarmin për humbje të moralit dhe nderit? Ata që nuk besojnë Allahun, botën e pas vdekjes, të zhytur në kënaqësitë dhe epshet e kësaj bote.

3. Kush gjykon në këto raste? Unë, ti, ai! Jo në këto raste ne si mysliman i referohemi gjykimit absolut të Madhit Allah. Ai gjykon mes nesh, sepse gjykimi i Tij është i drejtë i paanshëm dhe i dobishëm për të gjithë shoqërinë. E kuptuam ne këtë ose jo! Andaj gjykimet e Tij nuk na lënë hapësirë për tu hamend në lidhje me to dhe as që të kërkojmë zgjidhje tjetër.

4. Fjalët e Zotit, pra edhe vendimet e tija janë të sakta, të drejta dhe absolute. Ato nuk mund ti ndryshojnë ndryshimet e kohës, rregullave shoqërore, botëkuptimeve ose perceptimet e njerëzve. Ajo që ka qenë amoralitet në të kaluarën, ashtu edhe do të mbetet! Ajo që ka qenë nder dhe moral ashtu edhe do të mbetet! Kjo nuk mund të ndryshon. Edhe në të kaluarën ka pas tentativa dhe orvatje për të luftuar ndershmërinë dhe dëlirësinë morale, por nuk kanë arritur sukses dhe kanë dështuar, ose nga ndërhyrja e Zotit me dënim ose nga ngadhënjimi i profetëve me shtimin e ithtarëve të tyre. Ashtu do të vazhdon edhe sot kjo çështje.

5. Shumica e njerëzve nuk është kriter për të kuptuar të vërtetën, saktën, të ndershmen dhe moralshmen. Qasja Kuranore është elitare. I jep përparësi të vërtetave absolute dhe historike para pasioneve, hamendjeve dhe ideve të turmave. Nëse turmat ndjekin udhëzimet absolute hyjnore ato përfitojnë jetë të lumtur në këtë botë por edhe shpëtim në jetën pas vdekjes, e nëse i refuzojnë dhe kundërshtojnë, jetojnë jetë të vështirë në këtë botë por edhe vuajnë në varr dhe jetën pas varrit. Edhe sot nëse të gjitha portalet informative, tv-të e ndryshme, shkruhet në rrjetet sociale prej njerëzve të ndryshëm kundër atij që thërret në nder dhe moral dhe i dhimbset kjo katrahurë morale e popullit të vet, nuk duhet dorëzuar kësaj fushate, nuk duhet dorëzuar para këtyre presioneve dhe nuk duhet heshtur të vërtetën, e cila shpesh herë është e dhembshme.

 

Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *