Deklaratë e Dijetarëve të Umetit Islam për ndihmë popullit sirian


Deklaratë e Dijetarëve të Umetit Islam për ndihmë popullit sirian

 

 

 

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim

Deklaratë e Dijetarëve të Umetit Islam për ndihmë popullit sirian

Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar e të Plotfuqishëm, i Cili thotë:

“Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e Allahu ka fuqi për t’u ndihmuar atyre (muslimanëve).” (Haxhxh: 39)

Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, pejgamberin e mëshirës, i cili ka thënë, sipas transmetimit të Ebu Davudit nga Xhabiri dhe Ebu Talha radiallahu anhum:

“Nuk ka njeri që lë pa ndihmë një mysliman me rastin e përdhosjes së nderit të tij dhe cenimit të së drejtës së tij, përveç se Allahu do ta përulë (do ta lë pa ndihmë) atë njeri në rastet kur ai dëshiron (dhe ka nevojë) që të ndihmohet. Nuk ka njeri që ndihmon një mysliman me rastin e përdhosjes së nderit të tij dhe cenimit të së drejtës së tij, përveç se Allahu do ta ndihmojë atë njeri në rastet kur ai dëshiron (dhe ka nevojë) që të ndihmohet.”

Është e qartë për krejt Umetin, madje për tërë njerëzimin, se çfarë është duke bërë pushteti sektar me popullin sirian nga vrasjet e mëdha dhe krimet monstruoze, ku populli sirian vazhdon të përjetojë, madje edhe në këto çaste, tmerret e vrasjes, torturës, burgosjes, izolimit, gjenocidit, nga të cilat nuk përjashtohen as plaku, fëmija, gruaja, madje as foshnja, duke mos përmendur të rinjtë dhe burrat.

Janë bërë këto krime e tmerre nga ana a e pushtetit sektar, të nxitura nga paramilitarët e këtij pushteti (sistemi) dhe nga ata që janë të ngjashëm me ta nga aleatët e tyre në Iran, Irak, Hezbollahu, e të tjerë nga rafiditët e batinitët, si dhe nga disa shtete si Rusia e Kina.

Ata qëndrojnë përkrah tyre duke i mbështetur krimet e pushtetit sektar pa fije turpi, madje edhe i furnizojnë e i ndihmojnë me grupe mercenarësh, arsenal armatimi dhe me logjistikë e financim. I përkrahin me të gjitha llojet e ndihmave si materiale, mediatike politike dhe morale me skena të shëmtuara nga sektarizmi armiqësor e urrejtës. E tërë kjo ndodh në konspiracion me disa shtete perëndimore dhe me aleatët e tyre në shtetet e rajonit përreth.

Me qëllim të ruajtjes së qenies së Umetit, sigurisë dhe stabilitetit të tij, si dhe për shpëtimin e vendeve të Shamit nga këto krime, dhe për shpëtimin nga ajo që po u projektohet (përgatitet) banorëve të këtyre vendeve si vrasja, shpërngulja dhe gjenocidi, si dhe shpëtimi nga ajo që po planifikohet për tokën e tyre për shkatërrim, ndarje e copëtim, të gjithë dijetarët e Umetit nga të gjitha anët u tubuan, e studiuan këtë situatë dhe deklaruan si vijon:

Së pari:

Është e obligueshme përgatitja për luftë dhe për xhihad për t’u dalë në ndihmë vëllezërve tanë në Siri, qoftë me trup, pasuri dhe armë, me të gjitha llojet e xhihadit e të përkrahjes që ka të bëjë me shpëtimin e popullit sirian nga dora e vrasjes dhe krimit nga pushteti sektar. Si dhe është i obligueshëm angazhimi për unifikimin e myslimanëve në përgjithësi për t’u përballë me këto krime dhe për të marrë një qëndrim të prerë, i cili shpëton Umetin, dhe me të cilin pastrohet ndërgjegjja para Allahut sipas mundësive të tij mundshme. Allahu i Lartësuar thotë:

“Ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat, banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë! Ata që besuan luftojnë në rrugë të Allahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.” (Nisa: 75-76)

Së dyti:

Duke pasur parasysh atë që po ndodh në tokën e Shamit nga armiqësia e orkestruar nga pushteti iranian, Hezbollahu dhe nga aleatët e tyre sektarë, atëherë llogaritet se kjo është luftë e shpallur kundër Islamit dhe myslimanëve në përgjithësi.

Së treti:

Duhet lënë ndarjet, divergjencat dhe përçarjet mes myslimanëve në përgjithësi, dhe veçmas ato mes kryengritësve muxhadidë në Siri. Domosdoshmërisht ata duhet të kthehen dhe të referohen, të gjithë bashkërisht, në Kur’an dhe në Sunet me rastin e ndonjë mospajtimi mes tyre dhe të pajtohen me gjykimin e Kuranit dhe Sunetit. Duhet të dominojë interesi i përgjithshëm mbi interesin e ngushtë, duhet të kihet kujdes dhe të angazhohet në përafrim dhe në bashkim, si dhe në unifikimin e përpjekheve kundër armikut, duhet të bëhet ruajtja e fuqisë dhe dominimit, si dhe kujdesi e largimi nga dështimi duke lënë përçarjet dhe mospajtimet, Allahu i Lartësuar thotë:

“E mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit.” (Enfal: 46)

Së katërti:

Pjesëmarrësit e Konferencës mbështesin qëndrimin e Turqisë dhe të Katarit dhe kërkojnë nga qeveritë arabe e myslimane si dhe nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, nga Liga e Shteteve Arabe dhe nga Konferenca e Bashkëpunimit Islamik që të marrin një qëndrim të prerë kundër pushtetit kriminel sektar, dhe sa më shpejt të ndihmojnë popullin sirian dhe kryengritësit e tyre me gjithçka që kanë nevojë, me mjete e armatim kundër armiqësisë zullumqare sektare dhe aleatëve e përkrahësve të tyre. Po ashtu duhet të bëhet edhe shkëputja e marrëdhënieve me shtetet që e mbështesin këtë krim, si Rusia, Kina, Irani dhe të tjerë. Si dhe të pranojnë përfaqësimin në nivel ambasadorësh pjesëtarët e kryengritësve sirianë dhe të popullit të Sirisë.

Së pesti:

U bëhet thirrje popujve islamë për bojkotin e prodhimeve, kompanive dhe fabrikave iraniane, të cilat po ndihmojnë në gjakderdhjen e popullit të pafajshëm sirian.

Së gjashti:

U bëhet thirrje kokave të mendimit, analistëve, njerëzve të politikës, poseduesve të kompanive mediale e publicistike që ta ngritin çështjen siriane në nivelin adekuat, t’i japin hapësirë të mjaftueshme dhe t’i njoftojnë myslimanët me realitetin e asaj që po ndodh, dhe se populli sirian po i nënshtrohet një tmerri të madh; dhunë, vrasje, gjenocid e shkatërrim.

Së shtati:

Ua përkujtojmë pjesëtarëve të ushtrisë siriane se gjaku i të pafajshmëve është i ndaluar të derdhet, si dhe të mos kenë besim e të mbështeten tek njerëzit kriminelë e të padrejtë. Ata duhet të tërhiqen gjithsesi nga frontet e vrasjes kundër popullit, si dhe t’iu bashkohen radhëve të popullit të tyre për luftë kundër pushtetit kriminel sektar.

Së teti:

Ua përkujtojmë Këshillit të Sigurimit dhe organizatave të Kombeve të Bashkuara se ata mbajnë përgjegjësi ndërkombëtare dhe njerëzore për të dënuar e cilësuar si krim, por edhe për ta ndalë tërë atë që po ndodh në Siri. Si dhe deklarojmë se mosdënimi i pushtetit sektar për krimet e tij dhe mosangazhimi për gjykimin e tyre dhe të aleatëve të tyre, si pushtetin iranian, Hezbollahun e të tjerë, bën që dispozitat dhe ligjet e këtyre organizatave të jenë në sytë e myslimanëve me standarde të shumëfishta që veprojnë sipas përcaktimit të nevojave dhe interesave të shteteve të mëdha ndërkombëtare, e jo të veprojnë sipas përcaktimit të drejtësisë njerëzore dhe në favor të të drejtave të njeriut.

Së nënti:

Nuk pranojmë klasifikimin dhe akuzimin e disa fraksioneve të kryengritësve me terrorizëm, kur në të njëjtën kohë nuk shikohet fare pala tjetër, e cila ka bërë krime njerëzore, pra pushteti sirian dhe aleatët e tij.

Së dhjeti:

Duhet të bëhet angazhim i ngjeshur nga të gjitha organizatat dhe fondacionet humanitare e njerëzore për t’i shpëtuar dhe ndihmuar viktimat, refugjatët dhe të shpërngulurit sirianë nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre, si dhe ofrimi i mjeteve, barnave, ushqimeve si dhe çdo që u mundëson atyre një jetë të dinjitetshme.

Së njëmbëdhjeti:

Formimi i një komisioni të veçantë, i cili buron nga kjo konferencë për të vizituar udhëheqësit e shteteve dhe për të vepruar për të përcjellë vendimet dhe konkluzat e Konferencës si dhe për ekzekutimin e tyre.

“E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.” (Haxhxh: 40)

“Allahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).” (Jusuf: 21)

 

Dijetarët e Umetit Islam

Lëshuar në Kairo, ditë e enjte, më 04 Shaban 1434 – 13 Qershor 2013

 

Përshtati në shqip: Bahri Curri

Marrë nga: www.muslimsc.com

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *