Lutja dhe kthimi i shikimit


 

Një grua u martua me një burrë që quhej Ismail.

Ky njeri ishte dijetarë i shquar, i cili kishte mësuar te Imam Maliku.

Si fryt i kësaj martese të bekuar na erdhi një fëmijë që quhej Muhamed.

Nuk zgjati shumë dhe i vdiq kësaj gruaje burri… Ismaili.

I la pas djalin e vogël dhe shumë pasuri. I mbeti nënë amanet ta edukojë me edukatë islame… ndoshta edhe ka dëshiruar që t’i bëhet një dijetarë i madh në mesin e dijetarëve mysliman, por se fatkeqësisht fëmija i saj ishte i verbër që nga fëmijëria, e kur është i verbër e ka shumë vështirë të kalon nga një mësues në tjetrin, nga një hoxhë në tjetrin, nga një vend në tjetrin, për të kërkuar dituri.

Por Allahu, i Lartëmadhërishëm, ia hapi kësaj nëne derën e lutjes dhe ia filloi të lutet sinqerisht dhe me synim të dëlirë…

Një natë duke qenë në gjumë pa një ëndërr. Në këtë ëndërr iu shfaq Halil Ibrahimi, alejhisselam, duke i thënë:

Oj grua, Allahu ia ka kthyer shikimin djalit tënd, për shkak të lutjeve të shumta që i ke bërë… u zgjua gruaja e habitur dhe me nxitim shkoi te djali, kur e pa, ai shikonte.. i Lartësuar qofsh o Allah, Ti që i përgjigjesh lutjes së njeriut kur është në zor dhe largon të keqen….

Pasi që Allahu ia ktheu shikimin fëmijës së saj, filloi kjo nënë ta orienton drejt kërkimit të diturisë deri sa Allahu ia hapi këtë derë dhe u bë i njohur në këtë mejda. Pas një kohe shkroi një libër, i cili llogaritet libri më të saktë në botë pas Librit të Allahut… emri i këtij libri është Sahihul-Buhari. Po, ky njeri quhet Muhamed ibën Ismail el-Buhari… Allahu, i Plotëfuqishëm, këtij njeriu i dha dituri të gjerë dhe gjerësi të gjoksit…

Secili që ka trokitur derën e mjekëve dhe mjekësisë dhe nuk ka gjetur ilaç…le të troket derën e qiellit dhe të mos demoralizohet nga Mëshira e Allahut, mos humbni shpresë në lutjen, mos i ulni duart nga lutja, sepse Allahu nuk mërzitet deri sa nuk mërziteni ju.

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *