Privimi nga një e mirë!


Ndodhë që Allahu ta privojë dikë nga ndonjë gjë e ti dhemb atij, “Ne bëmë që ai të mos pranonte asnjë mëndeshë”, sepse i kishte fshehur një gjë më të mirë se ajo, andaj nuk dëshironte të angazhohej me tjerët nga ajo. “Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej”. (El-Kasas: 12-13)

Dr. Abdul-Aziz Tarifi

 

Sqarim: kur e hodhi nëna e Musasë, Musanë, alejhisselam, në lum dhe shkoi te oborri i Faraonit, e morri gruaje Faraonit dhe u përkujdes për te, madje i ndaloi ta vrasin edhe pse kishte urdhër të mëhershëm se çdo foshnje nga izraelitët duhet të vritet. Foshnja kishte nevojë për gji, por ishte caktimi i Allahut që ia të mos pranonte asnjë mëndeshë. Foshnja pa qumësht do të qante dhe do të vdiste. Kjo i dhemb asaj, por! Tërë këtë e bëri që ti kthehet nënës së vet dhe ta gëzon atë! E kjo pa dyshim se ishte më e mirë për te!

قد يحرم الله الإنسان من شيء فيتألم (وحرمنا عليه المراضع من قبل) لأنه خبأ له أفضل منه فلا يريده أن ينشغل عنه (فرددناه إلى أمه كي تقر عينها)

Përktheu dhe shënimin e bëri: Bekir Halimi

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *