Çuditen…


Çuditen…

Çuditen nëse fjala e parë që e thua kur e ngre receptorin e telefonit është selamun alejkum…

Çuditen ….

Nëse zilja e telefonit është ilahije ose ndonjë lutje…

Çuditen …

Nëse ti nuk dëgjon muzikë…

Çuditen …

Nëse shumë shpesh e përmend Allahun gjatë bisedës…

Çuditen …

Nëse largohesh nga ndejat e përgojimit dhe fjalët e mendjelehtëve…

Çuditen …

Nëse e largon një bërllok nga toka, të cilën ti nuk e ke hedhë atje…

Çuditen …

Nëse e zgjatë namazin…

Çuditen …

Nëse largon ndonjë pengesë nga rruga…

Çuditen …

Nëse e imiton të Dashurin (Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem) në veshmbathje dhe sjellje…

Çuditen …

Nëse i imiton nënat e besimtarëve në veshmbathjen tënde…

Çuditen …

 

Lëri le të çuditen, e ty të mjafton hadithi i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Xhenneti qoftë për gurabatë, jabanxhitë” .

Përktheu: Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *