10 ARSYE PËR RAMAZANIN TË SHOQËRUAR ME NDJENJË FAJI


Cilat janë arsyet që na bëjnë fajtor çdo muaj Ramazani? Këtu janë renditur 10 arsye, që i mendoj shkaktare për këtë gjendje:

1. Pritshmëri jo realiste: Çdo vit, ne e fillojmë Rama­ zanin me pritshmëri tepër të larta për t’u realizuar. Sa herë dëgjojmë nga njerëzit duke ju premtuar veteve të tyre se do e përfundojnë 5 herë le­ximin e Kur’anit këtë muaj, ose që do i falin teravitë dhe namazin e natës secilën natë të Ramazanit? Nuk ka asgjë të gabuar me synimet e larta; në fakt, ne duhet të kemi qëllime të larta për të sfiduar dhe përmi­ rësuar vetet tona. Gjithësesi,­ duke njohur vetvetet, ne nuk duhet të vendosim qëllime jo realiste, duke vendosur kështu një trysni të madhe psikologjike mbi vetet tona. Kur e ndjejmë se kemi “rrëshqitur”, qoftë dhe fare pak, ne humbim gjithë shpresën e re­ alizimit të tij dhe biem në sindromën “E bëjmë më mirë vitin tjetër”, në vend që të rregullojmë planet dhe pritshmëritë tona.

2. Ne nuk “lëshojmë pe” gjatë Ramazanit: Ne shikojmë një ndryshim rrënjësor në vetet tona gjatë ditëve­ të para të Ramazanit – zgjohemi një orë përpara­ Sa­ bahut, edhe nëse nuk jemi mësuar të zgjohemi­ aq herët gjatë ditëve të zakonshme. Falim 20 rekate teravi, kur më parë mezi falnim na­mazet sunete. Lexojmë 10-20 faqe të Kur’anit çdo ditë, kur gjatë ditëve tjera mezi lexonim një faqe­ ose dy gjatë javës! Cili është shkaku i kësaj shtyese­ të madhe? Ne mund të rezistojmë vetëm për pak ditë, më vonë humbim rrugën, kuptojmë që është shumë i vështirë dhe kthehemi nga e pika fillestare. 

3. Mungesa e vazhdueshmërisë: Kur arrijmë në mesin e Ramazanit, programi­ ynë i rënduar fillon të na mundë dhe ikë nga duart; rutina jonë ditore e lexi­ mit të 10 faqeve Kur’an pas Sabahut­ nuk ekziston më; shkuarja në teravi shtyhet për natën tjetër; zgji­ mi për namaz­ nate është zëvendësuar me zgji­min pak para Sabahut për syfyr; kështu,­ ne humbëm vazhdueshmërinë,­ kur ajo na duhej mësë shumti.

4. Mungesa e informacionit/diturisë: Mos-kalitja e veteve­ tona me dije praktike për Ramazanin model është faktor madhor në të pasjen një Ramazani të shoqëruar me ndjenjë faji. Mun­ gesa e të kuptuarit të vlerave të Ramazanit dhe moskuptimi­ i përbërësve psikologjik, fizik dhe emocional për të patur një Ramazan të plotë, është një tjetër faktor që ndikon në këtë proces. 

5. Mungesa e mbështetjes së komuni­te­tit: Ramazani shikohet­ si një betejë personale­ për secilin prej nesh. Asnjë nuk flet për eksperiencat e tyre shpir­ tërore­ dhe sa kanë arritur ta mbajnë vendosmërinë­ e tyre gjatë Ramazanit. Nuk ka shumë vend për mbështetje apo diskutim grupi – vetëm unë, vetja ime dhe unë.

6. Mungesa e menaxhimit të kohës: “Menaxhimi i ko­ hës? Çfarë është menaxhimi i kohës? Ah, e keni­ fjalën kur supozohet për të vendosur punë të cak­ tuara në kohë të caktuar… Çfarë po thua, vë­lla? Ky Ramazan është ndryshe, gjërat janë ndryshe­ në Ramazan. Do ishte mrekulli nëse do gjenim kohë për të fjetur…” Nuk ka nevojë për koment. 

7. Mungesa e menaxhimit të energjisë: Dieta dhe gjumi shihen të jenë humbjet e para gjatë Rama­ zanit – nuk hajmë, nuk flejmë siç duhet; kështu, nuk mund të funksionojmë siç duhet dhe biem pre e Ramazanit të shoqëruar me ndjenjë faji. 

8. Mungesa e formës së mirë fizike: “A jeni i çmen­ dur?! Formë e mirë fizike në Ramazan?! Nga cili planet vjen, vëlla?!” Jo, nuk jam i çmendur. For­ ma e mirë fizike është e mundur në Ramazan dhe në fakt, do e argumentojmë se kjo pikë është e rëndësishme gjithashtu.

9. Mungesa e lidhjes shpirtërore: Ah, thelbi i Rama­ zanit­ – zhvillimi i anës tonë shpirtërore dhe devotshmërisë­ ndaj Allahut të Lartësuar. Në njëfarë­ mënyre, ne harrojmë se Ramazani është koha­ e ripërtëritjes shpirtërore. Ne humbim vetvetet­ tona në gjysmën e Ramazanit, e gjëja e radhës­ që mësojmë është, marrja e rrugës drejt një Ramazani të shoqëruar me ndjenjë faji. 

10. Mungesa e trajnimit: Ne nuk planifikojmë për Ramazan,­ ne trajnohemi për Ramazan. Ramazani është­ arena e besimtarëve, një mundësi për të dhënë më të mirën tonë dhe korrur të mirat, por kjo ka nevojë­ për trajnim gjatë gjithë vitit. Sikurse një atlet olimpik­ do ju thonte, ju nevojitet të praktikoni për xhiron­ e plotë, jo vetëm të paraqiteni në garë dhe të prisni të fitoni! 

E di që i kam përgjithësuar gjërat dhe ndoshta 10 arsyet­ e përmendura mësipër nuk ju përkasin juve, por dua t’ju kërkoj nëpërmjet memorieve dhe eksperiencave të Ramazanit të pyesni veten tuaj, nëse ndonjëra nga 10 arsyet­ e sipërpërmendura ishte shkaktare kryesore në pasjen e një Ramazani të pasuksesshëm.

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *