30 këshilla për një Ramazan të paharrueshëm


Ramazan i paharrueshëm?

Dëshironi të keni një Ramazan të paharrueshëm?

Një Ramazan, ku nuk do shtoni peshë nga iftaret e mbingarkuar, nuk do humbni as dhe një syfyr të vetëm, duke mos ndjerë lodhje ditën në vazhdim gjatë punës? Një Ramazan, ku do mbaroni leximin e Kur’anit gjatë muajit, do falni teravitë në kohë dhe me përqëndrim maksimal, do jeni me vëmendje të vazhdueshme në adhurim gjatë netëve të fundit të Ramazanit në vend të blerjeve të çmendura për Bajram?

Ju duket e pamundur?

Le ta zbulojmë sëbashku!

Çdo Ramazan, ju i thoni vetes fjalë të tilla.

“Ah sikur të isha pregatitur për Ramazanin më përpara…”

“Ah sikur të kisha bërë blerjet e Bajramit përpara se Ramazani të fillonte…”

“Ah sikur ta kisha falur namazin e natës dhe të isha zgjuar për faljen e sabahut…”

“Ah sikur të kisha përfituar më shumë nga agjërimi, kështu që nuk do isha në këtë gjendje me shumë pyetje pa përgjigje…”

Cili është rezultati i gjithë kësaj qaravitje?

Lexoni historinë e mëposhtme dhe do shikoni nëse ju duket e njohur.

Ai ishte shumë i lumtur kur dëgjoi njoftimin në radio për ardhjen e muajit të Ramazanit.

Sytë iu mbushën me lot dhe zemra e tij pëshpëriste: “Falenderimi i takon Allahut të Lartësuar, i cili më ka begatuar duke arritur dhe jetuar një tjetër Ramazan”.

Ahmedi e kishte pritur këtë ditë për fillimin e Ramazanit, veçanërisht këtë vit. Ai arriti të kuptonte më mirë fenë e tij dhe donte të praktikonte me zell gjithë atë dije që kishte mësuar dhe bërjen e Ramazanit transformues të vërtetë, eksperiencë për paharrueshme.

Ai vrapoi në katin e poshtëm të dhomës së tij për t’u bërë gati për teravi, për tu pastruar dhe hodhi aq shumë itr (lloj parfumi), saqë nëna e tij mund ta nuhaste nga kati i poshtëm.

“Ahmed! Nëse do të hedhësh itr akoma, do jesh një dyqan parfumi në lëvizje! Zbrit poshtë, darka është gati!”

“Erdha mami”, – u përgjigj ai.

Fytyra e tij rrezatonte. E gjithë familja e Ahmedit ishte krenare duke parë djaloshin e ri kaq të emocionuar dhe të gatshëm për Ramazan.

Ai arriti ditën e 7 të Ramazanit dhe diçka po fillon të mos shkojë siç duhet: ai mungon në syfyr, fle shumë pas namazit të sabahut dhe puna arrin deri aty sa, nuk mund të falë teravitë disa netë; ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë iftare dhe ushqimi ishte aq I shijshëm, saqë ndihet shumë i mbingopur për të falur qoftë dhe dy rekatë namaz!

“Çfarë nuk po funksionon?” – pyet Ahmedi veten e tij. “Unë po e humb Ramazanin.

Nuk po ndjej të njëjtën gjallëri për Ramazanin si në ditët e para të tij…”

Ai ndjen se gjërat po fillojnë të marrin tatëpjetën.

Është dita e 15 e Ramazanit dhe i premton vetvetes, se do e kapërcejë këtë gjendje gjatë fundjavës. Kjo për arsye, se puna është e madhe gjatë javës dhe mezi arrin të përqëndrohet. Agjërimi po bëhet gjithmonë e më I vështirë dhe pronari i tij nuk është i kënaqur me frytshmërinë e tij në punë.

Ai ndihet shumë keq. “Do jetë thjesht një si Ramazanet tjerë…”

Ai i jep kurajo vetes së tij në ditët e fundit: iftar, teravi, syfyr. Përsëritje të vazhdueshme dhe pa e marrë vesh, RAMAZANI KA PËRFUNDUAR.

Muaji i Madhëruar i Ramazanit ka mbaruar dhe ai nuk bëri më të mirën në të.

Ramazani ka mbaruar dhe ai nuk ndjeu për ndryshimin e përjetimit shpirtëror, që shpresonte të ndjente!

Ramazani ka mbaruar dhe ai ndihet fajtor.

Ai ndihet shumë keq. Qan dhe i premton vetvetes që nëse arrin Ramazanin e ardhshëm, ai nuk do të ketë një tjetër Ramazan me ndjenjë faji.

Historia e mësipërme e Ahmedit është imagjinare, por ajo përfaqëson eksperiencën e shumë prej nesh. Ne e nisim çdo Ramazan me shumë shpresë, përmbahemi për disa ditë dhe më vonë, pranojmë humbjen. Ramazani përfundon dhe ne ndihemi fajtor; iu themi veteve tona se vitin tjetër do bëjmë më mirë, duke përsëritur të njëjtin model vit pas viti.

Unë e quaj këtë Ramazan të çliruar nga ndenja e fajit.

Përpara se të zbulojmë arsyet për Ramazanin e ndjenjës së fajit, dua t’ju bëj një pyetje: Në ciklin e jetës njerëzore, sa Ramazane jeton një musliman?

40 Ramazane? 60? Nuk janë shumë, apo jo?

Nëse nuk i agjërojmë dhe i përjetojmë këto Ramazane, si do mund të qëndrojmë përpara Allahut të Lartësuar në Ditën e Gjykimit, kur do jemi nevojtar për të mirën sado të vogël?

 

Mendoni rreth kësaj!

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *