NJË UDHËZUES I SHKURTËR RRETH LIBRIT


NJË UDHËZUES I SHKURTËR RRETH LIBRIT

 

Vëllezër dhe motra! E vërteta është se, na duhet të ri-mendojmë seriozisht formën sesi ne e kalojmë Ramazanin tonë dhe duhet të bëjmë disa përpjekje për të patur një Ramazan produktiv – në nivel per­ sonal dhe nivel umeti gjithashtu.

Ne duhet të ndërtojmë një sistem dhe komu­ nitet që na pregatit, trajnon dhe na mbështet për të patur një Ramazan sa më të arrirë dhe sa më të dobishëm. Ky sistem duhet të na ndihmojë për të përfshirë 7 pikat praktike, që vijojnë:

1. Kuptimi i parimit “vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. 

2. Si t’i menaxhojmë energjitë tona për të bërë një Ramazan të arrirë, e jo të ndihemi të lodhur. 

3. Si të përqëndrohemi në punë, shkollë apo shtë­ pi gjatë agjërimit. 

4. Si të menaxhojmë gjumin tonë gjatë Ramazanit, për të bërë më të mirën në këtë muaj. 

5. Si të zhvillojmë spiritualitetin gjatë këtij muaji. 

6. Si të përdorim formën e mirë fizike për të qën­ druar të fortë gjatë Ramazanit. 

7. Si të menaxhojmë kohën tonë në mënyrë efekti­ ve gjatë këtij muaji të bekuar. 

 

Si DUHET TË PËRDORET KY LIBËR

Ky libër duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj ditore gjatë Ramazanit. Lexoni mesazhin e ditës dhe pastaj për 10-15 minuta në bllokun tuaj të shënimeve, pla­ nifikoni Ramazanin e asaj dite.

Ju urojmë një Ramazan të bekuar dhe produktiv! Sinqerisht,

Vëllai juaj në Islam

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *