Dita e 6: Çfarë po mendoni?


Në betejën tonë të përditshme, për të qenë vazhdueshmërisht të suksesshëm gjatë Ramazanit, është e lehtë për t’u fiksuar pas disa çështjeve të produktivitetit fizik: Sa orë kam fjetur? Sa kalori kam djegur? A u mora me ushtrime? 

Pavarësisht se kjo është e rëndësishme, kujtoni që produktiviteti fizik është një mjet, jo qëllim final në vetvete. Në përkufizimin tonë, produktiviteti fizik ka të bëjë me përmirësimin e aftësive fizike për të lehtësuar adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar.

Ajo për të cilën duhet të jemi të vëmendshëm është: A do ta pranojë Allahu i Lartësuar agjërimin tonë? A i falëm në kohë të gjitha namazet sunete? A lexuam Kur’an? 

Mos harroni se, Ramazani nuk është bërja e një iftari në fund të ditës, por ka të bëjë me arritjen e një niveli të ri shpirtëror me Allahun nëpërmjet veprave tuaja.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” .

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *