DITA 11: KOHA PËR NJË PYETËSOR TË SHPEJTË!


 

Duke qenë se 1/3 e këtij muaji iku, le të shikoj­ më ecurinë tuaj.

– Sa prej këtyre 10 ditëve keni arritur të zgjoheni për syfyr përpara Sabahut? 

– Sa prej këtyre 10 ditëve keni mundur të qën­ droni zgjuar pas Sabahut dhe keni kryer punë të rëndësishme në orët e para të mëngjesit? 

Jepini vetes një pikë për secilën ditë që ja keni 

arritur. Sa më shumë pikë të grumbulloni, aq më i madh është treguesi se ju po kaloni një Ramazan frytdhënës.

Këto dy përbërës janë çelësi i Ramazanit të suk­ sesshëm:­

1. Ngrënia e syfyrit sa më afër Sabahut ju siguron sasi të mjaftueshme energjish për t’ju mbajtur në formë për pjesën e mbetur të ditës. 

2. Qëndrimi zgjuar pas Sabahut nënkupton të përfituarit nga lutja e Profetit Muhammed (alejhis-selam), i cili ka thënë: “O Allah, bekoje umetin tim në orët e para të mëngjesit”, kështu që po përfitoni më shumë sesa ata që flenë deri në drekë (ose deri për ikindi)! 

Nëse grumbulluat pak pikë në pyetësorin e mësipërm, është koha për të rishikuar efektshmërinë dhe menaxhimin e kohës tuaj gjatë Ramazanit. Jemi më pak se 20 ditë larg Bajramit! Le të bëjmë më të mirën e mundshme për pjesën e mbetur.

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *