DITA 13: NUK NDIHENI PRODUKTIV?


Një nga problemet më të mëdha të produktivi­ tetit është mungesa e vazhdueshmërisë. Nëse e shih­ ni të vështirë kapjen e kopjes së Kur’anit dhe leximin e një pjese të saj, ose qëndrimin për 8 deri 20 rekate teravi pas Jacie, ose ndonjë punë të mirë që e bënit në fillim të Ramazanit përpara se ta linit atë, kam një këshillë të thjeshtë dhe praktike për ju:

ÇOHUNI DHE BËJENI!

Bëni një hap të vogël drejt veprës së mirë dhe do jeni një milje afër saj përpara se ta marrni vesh, ins­ ha’Allah. Thjesht, merreni Kur’anin dhe lexojeni atë. Çohuni dhe falini ato 2 rekate namaz, pastaj 2 tjera, e pastaj 2 tjera. Rendni drejt grupit të bamirësve dhe shfrytëzojeni kohën tuaj. Kështu, do jeni i rrethuar nga njerëz tjerë që bëjnë vepra të mira.

Njëherë që hyn në lëvizje, zemra dhe mendja juaj do t’ju ndjekin. Ju thjesht duhet të bëni hapin e parë!

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *