DITA 19: I ZËNË GJATË 10 NETËVE TË FUNDIT?


 

Nëse do mendojmë për qëllimin e ardhjes tonë në këtë jetë dhe destinacionit tonë final, Xhennetit, përgjigja­ bëhet shumë e thjeshtë: Sakrifikoni punët tuaja ditore përgjatë 10 ditëve, në mënyrë që të përqëndroheni­ më mirë në adhurimin e natës. Gjithësesi, jo të gjithë mund ta bëjnë këtë.

Kështu që, çfarë mund të bëjmë? Ja disa këshilla:

– Investoni në punë të dobishme dhe në menaxhimin e kohës, duke qenë në gjendje për të mbajtur ekuilibër ndërmjet punës dhe adhurimit. 

– Planifikojeni ditën tuaj orë pas ore; shikoni se në cilën pjesë të kohës duhet të jeni në punë, e cilën pjesë kohe në xhami dhe çfarë mbetet për pjesën ndërmjet tyre, për të përfituar sa më shumë ener­gji dhe kursyer kohë. P.sh, dremitje për të marrë fuqi, iftare të lehta, etj.

– Jini të pamëshirshëm në disiplinën e kohës tuaj dhe sigurohuni që asnjë minutë nuk do shkojë dëm. Në të kundërt, do të keni një goditje të rëndë në përpjekjet e tjera për pjesën e mbetur të ditës. Mos jini të vetëkënaqur me aktivitetet që kaloni kohën dhe të humbsni vëmendjen. 

Ndiqni disiplinën e mësipërme me përpikmëri, të paktën për 10 netët e fundit dhe do ndihesh mirë, me lejen e Allahut!

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *