Lamtumirë Ramazan


Mysliman të nderuar!

Shumë shpejtë kalojnë ditët dhe netët. Shumë shpejtë ikin muajt dhe vitet. Kjo është gjendja e dynjasë. Shpejt kalon, asgjësohet përnjëherë, nuk vazhdon në një gjendje asnjëherë. Ky është ligji i Allahut në krijesat e Tija. Cikle dhe etapa, të cilat qarkullojnë sipas caktimit të prerë, e …

{ ولِكُلّ أَجَلٍ كِتَابٌ } [الرعد:38].

“…Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar”. (Er-Rad: 38).

Ata që mendojnë dhe logjikojnë, ata që shohin dhe meditojnë, e kuptojnë këtë të vërtetë në mënyrë të plotë, andaj nga kalimi i kohës marrin mësimin më të madh. Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ إِنَّ فِى خَلْقِ ٱلسَّمَـٰوٰتِ وَٱلأرْضِ وَٱخْتِلَـٰفِ ٱلَّيْلِ وَٱلنَّهَارِ لآيَـٰتٍ لأوْلِى ٱلألْبَـٰبِ }[آل عمران : 190].

“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt”. (Ali Imran: 190).

Para disa ditë u futëm në muajin Ramazan dhe tani jemi në prag të ndarjes prej tij.

Sikurse të ishte një ëndërr e cila së shpejti kaloi. Allahun e falënderojmë për atë që ka caktuar dhe ka realizuar, Atij i takon falënderimi për atë që ka dhënë dhe ka dhuruar. U mbyll kjo faqe, ka fituar kush ka fituar dhe ka humbur kush ka humbur:

{ قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّـٰهَا  وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّـٰهَا }[الشمس:9، 10].

“Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten”. (Esh-Shemsu: 9- 10).

Iku, kaloi, shkoi me dëshminë për punët e juaja dhe atë që keni bërë gjatë këtij muajit. Vallë iku me falënderime dhe lëvdata për ne ose me qortime dhe vërejtje?!

Ai që ka bërë vepra të mira, le ti plotëson punët e mira, e ai që ka mbetur mangët le ta përfundon me të mira jetën e tij, sepse veprat vlerëson sipas përfundimit.

Vëllezër musliman!

Kemi nevojë të madhe për të llogaritur vetveten në vazhdimësi dhe pa ndërprerë. Kemi nevojë për momente të mendimit dhe analizave mbi gjendjen tonë. Momente nga të cilat ummeti mer mësime dhe këshilla. Që ta sheh realitetin e sajë dhe hapat e ardhmërisë, sinjalet e të tashmes dhe të ardhmes. Në këtë kohë të bekuar, sikur që ishte Ramazan, është shansi i madh, që i tërë ummeti, individ ose shoqëri, kryetar dhe civil, ta shfrytëzojnë si urë për të vlerësuar mundin, për të përmirësuar gjendjen, para se ta ikë koha dhe të ndryshohet gjendja.

Ramazani ka dhurata dhe mësime të mëdha, të cilat duhet të realizohen. Prej tyre duhet të jetë vendosmëria për luftë të vërtetë kundër shejtanit dhe për të ecur në rrugën e shëndoshë dhe të drejtë, duke u larguar nga çdo padrejtësi dhe të keqe, e cilitdo lloj qoftë.

Robër të Allahut!

Ligjet e Islamit përmbajnë sekrete të pafund, synime të shtrenjta dhe të paarritshme. Prej synimeve të agjërimit është fakti se agjërimi është mjet për të arritur devotshmërinë në ndërgjegjen e muslimanit. Devotshmërinë në kuptimin më të gjerë dhe më preciz. Mirëpo, ti o musliman, duhet ta bësh agjërimin tënd, shkollë, nga e cila e inspiron vendosmërinë, vullnetin e fuqishëm për çdo të mirë, korigjim të sjelljes, drejtim të shpirtit, përmirësim të ndjenjave, rregullim të brendësisë dhe asaj që duket, pastërti dhe dëlirësi të veprave dhe ndërgjegjes, vullnet i mirë për të vazhduar në vlera, pa mëdyshje dhe vendosmëri për të mira, pa plogështi. A ka kush nxiton të përmirëson atë që ka prishur, të shëron atë që ka sëmurë, ta forcon atë që është dobësuar nga aspektet e mirësisë, përmirësimit dhe devotshmërisë?!

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ وَجَـٰهِدُوا فِى ٱللَّهِ حَقَّ جِهَـٰدِهِ }[الحج:78].

“Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut, …”. (El-Haxhxh: 78).

Vëlla musliman!

Kërkesat e Kur’anit vijnë njëra pas tjetrës duke thërritur në përqendrim në të mira dhe qëndrueshmëri në udhëzim. Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ فَٱسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلاَ تَطْغَوْاْ }[هود:112]

“Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni”. (Hud: 112).

{ وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ } [الحجر:99].

“Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)”. (El-Hixhr: 99).

Porosi hyjnore të drejtuara të gjithë muslimanëve, qofshin individ ose shoqëri që të organizojnë çështjet e tyre në bazë të Islamit, që të vazhdojnë në metodën e fesë, që të përkufizohen me kufijtë e fesë, të ndalen në kufijtë e fesë, t’i përgjigjen urdhrave të fesë, të ndalen nga ndalesat, në formën dhe mënyrën më të plotë.

Dëgjo dritën pejgamberike, e cila ti përmbledh porositë e mëdha më shprehje të bukura dhe shumë domethënëse. Porosia e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] për mbarë ummetin, porosi e cila kërkon që përvetësojmë tërë besimin, kërkon prej nesh të kemi besim të shëndoshë, të kapemi për durimin gjatë adhurimeve, të largohemi nga ndalesat, të përcjellim vlerat e mira dhe sjelljet e moralshme. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] i përgjigjet njeriut, i cili i thotë:

قل لي في الإسلام قولاً لا أسأل عنه أحدًا بعدك؟ 

“Më thuaj në fjalë në Islam, për të cilën nuk do ta pyes askend pas teje? Tha:

((قل: أمنت بالله، ثم استقم)).

“Thuaj: besova në Allahun, e pastaj përqendro”. (Muslimi).

Kjo porosi, i garanton tërë ummetit, pa marrë parasysh gradat dhe lëmit, jetë të këndshme dhe të kënaqur. Besimtarëve u realizon lumturi të përhershme dhe përfundim të sigurt. Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسْتَقَـٰمُواْ فَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ  أُوْلَـئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلْجَنَّةِ خَـٰلِدِينَ فِيهَا جَزَاء بِمَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ}. [الأحقاف:13، 14].

“Ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikërisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen. Të tillët janë banues të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë”. (El-Ahkaf: 13- 14).

Mysliman!

Kaluan këto ditë të bekuara, kurse ummeti ynë është i ballafaquar me llojlloj pengesash, me llojlloj sëmundjesh të mëdha, përjeton bela dhe telashe, të këqija dhe ngushtica, përjeton përçaje dhe dobësi, shpërndarje dhe plogështi. Gjëra të dhembura dhe gjendje të cilat të shtyjnë të qashë. A nuk ka ardhur koha të kontrollojmë këtë realitet të dhembshëm dhe rrugë të gabuar?!

A nuk ka ardhur koha për të kuptuar shkaqet e vërteta të dobësisë, njohja e elementeve kryesore të sëmundjeve dhe ankesave?!

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ ءامَنُواْ أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ ٱللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ ٱلْحَقّ }[الحديد:16].

“A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës”. (El-Hadid: 16).

Është e rrugës që me lamtumirën e Ramazanit ti japim lamtumirën edhe gjendjes sonë të keqe dhe lëndimeve tona të shumanshme. Nuk mundemi të gjejmë rrugë të suksesshme dhe shërim të dobishëm përveç se me iniciativa me pikënisje fetare, duke u kapur për metodën e plotë, të bazuar në Kur’an dhe sunnet. Prej kësaj metode është puna serioze dhe vërtetësia me Allahun për ta ndihmuar këtë fe në çdo vend, duke realizuar obligimin tonë, në largimin e padrejtësisë dhe dëmit nga njerëzit e shtypur.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ وَٱلْمُؤْمِنُونَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ }[التوبة:71].

“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, …”. (Et-Teube: 71).

Mysliman të nderuar!

Muslimanët duhet të kenë vetëdije të plotë dhe perceptim gjithëpërfshirës mbi kurthet e armikut dhe planet e tyre kundër muslimanëve, kundër besimit dhe sigurisë së tyre. Sa e sa gjëra të paqarta ndodhin, sa e sa planifikime gjigante hartohen, Allahu e di përmbajtjen dhe synimin e tyre. Sionizmi botëror, i cili e udhëheq botën në katastrofa dhe kriza, dëshiron që ummeti i Muhammedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] të përjetojë telashe dhe fatkeqësi, dëme dhe ngushtica. Andaj kujdesuni për këtë fe dhe për këtë ummet.

Vëllezër musliman!

Prej planeve të armiqve janë edhe këto kampanja të medias kundër islamit dhe burimeve të tija, kundër muslimanëve fetar dhe aktivist, kundër secilit që përpiqet për të ngritur lart fjalën e Allahut. Qëllimi i tyre nga këto kampanja është goditja e ummetit në thellësirat e saja dhe të ndikojë në komponentin më të rëndësishëm të jetës së saj.

Të vërtetën e ka thënë Allahu kur thotë:

{ وَدُّواْ لَوْ تَكْفُرُونَ كَمَا كَفَرُواْ فَتَكُونُونَ سَوَاء } [النساء:89].

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë”. (En-Nisa: 89).

Ummeti i Muhammedit [alejhis-selam] duhet të kuptojë synimet e fesë së vet, qëllimet e fjalës së Krijuesit të tyre, t’i mëson principet dhe mësimet islame, përndryshe do të jetë kurban i tradhtuar dhe larg nga drita e udhëzimit të Zotit të tyre.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ وَقُلِ ٱعْمَلُواْ فَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمْ وَرَسُولُهُ وَٱلْمُؤْمِنُونَ }[التوبة: 105].

“Dhe thuaj: “Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat”. (Et-Teube: 105).

O ju musliman!

I lumtur është ai që e ka mbushur kohën duke e përmirësuar ahiretin e tij, nuk e kanë habitur kërkesat e kësaj jete nga obligimet që i ka ndaj Krijuesit të tij, nuk e kanë angazhuar dëshirat e kësaj jete nga të vërtetat e ahiretit të përhershëm.

Ti që ke shijuar ëmbëlsinë e besimit, kujdes nga shijimi i hidhurisë së mëkatit, bëhu i mirë dhe i devotshëm edhe pas Ramazanit, ashtu siç ke qenë gjatë Ramazanit.

Dije, vëllai im musliman, se ai që ka agjëruar Ramazanin, e pastaj e pason me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Shevval, i shënohet shpërblim sikurse të kishte agjëruar tërë vitin, siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] (Muslimi).

Ashtu që është e pëlqyeshme agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit, kurse ai që ka ditë për të kompensuar, kompensimi është më meritor për përparësi.

 

Husejn Alu Shejh, Imam dhe hatib në xhaminë e Pejgamberit [alejhis-selam] në Medinë.

Përktheu: Bekir Halimi

 

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *