Dhjetë mjete për të vazhduar në veprat e mira pas Ramazanit


 

 

Çka pas Ramazanit?

Gjatë Ramazanit isha drejtuar kah Zoti, i kisha shtuar veprat vullnetare, e ndjeja kënaqësinë e adhurimeve, ma shumë lexoja Kur’an, nuk e leja pas dore namazin me xhemat, ikja nga shikimi i haramit, mirëpo pas Ramazanit më iku kënaqësia e adhurimeve, të cilën e gjeja gjatë Ramazanit, nuk e gjej atë kujdes të madh që kisha për adhurimet, shumë herë më ikë namazi me xhemat, jam larguar prej shumë veprave vullnetare dhe nga leximi i Kur’anit….

Vallë, ky problem ka zgjidhje?!

Vëllai im, ja dhjetë mjete për vazhdim në vepra të mira pas Ramazanit:

 

1- Së pari dhe para çdo gjëje kërko ndihmë nga Allahu [subhanehu ve teala] për udhëzim dhe përqendrim në të vërtetë. Allahu [subhanehu ve teala] e ka lavdëruar duanë e thelluarve në dije, të cilët janë lutur:

“رَبَّنَا لا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ”.

“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran: 8).

2- Shpeshto uljen me njerëz të mirë, kujdesu për tubimet e dijes dhe dhikrit, siç janë ligjëratat, vizitat, etj.

3- Mëso jetëpërshkrimin e burrave të devotshëm, duke lexuar në libra ose duke dëgjuar audi materiale, në veçanti interesohu për jetëpërshkrimin e sahabeve, sepse kjo ngjall në zemrën ambicien e lartë.

4- Sa ma shumë dëgjo kaseta islame me ndikim, qofshin hutbe, këshilla, etj.

5- Kujdesu për farzet, siç janë farzet e namazeve, kompensimin e ditëve që të kanë mbetur nga Ramazani, sepse në zbatimin e farzeve ka mirësi të madhe.

6- Kujdesu për nafilet, edhe në qoftë se janë të pakta, sepse:

“ان أحب الأعمال إلى الله أدومه وإن قل” 

“Veprat më të dashura te Allahu janë ato të vazhdueshmet, edhe pse janë pak”. Siç na ka treguar Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem].

7- Fillo me mësim përmendsh të Kur’anit, lexoje vazhdimisht, atë që e mëson përmendsh lexoje gjatë namazeve farze dhe nafile.

8- Shtoje përmendjen e Allahut [subhanehu ve teala], kërkimin e faljes (istigfarit), sepse është punë e vogël, mirëpo e shton besimin dhe e forcon zemrën.

9- Iku maksimalisht gjërave që e prishin zemrën, siç janë shokët e këqij, televizioni, muzika, shikimi në revista imorale, etj.

10- Në fund të porosis vëllai im i dashur me pendim të shpejtë, sepse pendimi i sinqertë nuk të lejon të kthehesh sërish në mëkate, pasi që Allahu gëzohet me të madhe me njeriun që pendohet.

Vëllai im i bekuar, mos u bën nga ata që Zotin vetëm në Ramazan e njohin. Për ta muslimanët e parë kanë thënë:

“بئس القوم لا يعرفون الله إلا في رمضان”

“sa të këqij janë ata që Allahun vetëm në Ramazan e njohin”.

Lamtumirë vëllai im deri në Ramazanin e ardhshëm, duke iu lutur Allahut për ty shëndet dhe përqendrim në fenë e Allahut.

Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *