Guraba, të huajët


 

Shpesh njerëzit e devotshëm dhe fetarë ballafaqohen me presion nga shoqëria në të cilën jetojnë madje edhe nga rrethi i ngushtë familjarë. Këto presioni dhe vështirësi e shqetësojnë dhe disa herë i humbin moralin dhe vullnetin për të vazhduar në këtë rrugë. 

I mësuar nga Allahu, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë këto hadithe dhe porosi për ti ndihmuar besimtarit dhe besimtares të kuptojnë natyrën e kapjes për fe dhe peripecive që i përjeton në këtë rrugë. 

Hadithet në vijim janë sqaruesi më i mirë i këtij realiteti dhe në të njëjtën kohë një stimul i vërtetë për të vazhduar në këtë rrugë dhe për tu ballë të gjitha sprovave.

Sprovat me të cilat ballafaqohet myslimani dhe muslimanja e kalisin atë dhe e përgatisin për tu ballafaquar me sfidat më të rënda dhe të mëdha në jetën e tij/saj.

Allahu na dhashtë durim dhe qëndresë në këtë rrugë!

 

Na rrëfen Imam Muslimi, rahimehullah, nga Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

»إن الإسلام بدأ غريباً وسيعود غريباً كما بدأ فطوبى للغرباء«.

“Islami ka filluar si i huaj dhe ashtu do të kthehet, andaj Xheneti qoftë për të huajt”. (Sahihul-Xhamiis-Sagir, nr. 1576.

Na rrëfen Sehël ibën Sad es-Saidij, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

»إن الإســلام بدأ غريباً وسـيـعـود غريباَ كما بدأ ، فطوبى للغرباء« قيل : من هم يا رسول الله ؟ قال : »الذين يَصلُحون إذا فسد الناس« 

“Islami ka filluar si i huaj dhe ashtu do të kthehet, andaj Xheneti qoftë për ata të huaj. Thanë: kush janë ata, o i Dërguar i Allahut? Tha: ata që përmirësohen kur prishen njerëzit”. (Silsiletus-Sahihati, nr. 1273).

 

Na rrëfen Abdullah ibën Mubareku në librin e tij “Ez-Zuhd” nga Abdullah ibën Amër ibën Asi, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

»طوبى للغرباء ، قيل : ومن الغرباء يا رسول الله ؟ قال : ناس صالحون قليل في ناس سوء كثير ، ومن يعصيهم أكثر ممن يطيعهم«.

“Xheneti qoftë për të huajt”. Kush janë ata, o i Dërguar i Allahut? Tha: numri  i vogël i njerëzve të mirë në mesin e numrit të madh të njerëzve të këqij. Ata që nuk i respektojnë janë më shumë se ata që i respektojnë”. (Silsiletus-Sahihati, nr. 1619).

Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *