Disa porosi të shpejta për këto dhjetë ditë të vlefshme


Disa porosi të shpejta për këto dhjetë ditë të vlefshme

 

1- Haxhi për atë që ka mundësi. (kush ka dëshiruar vetëm se ka shkuar).

2- Namazi i natës.

3- Agjërimi, sidomos i ditës së Arafatit.

4- Hatmeja e Kuranit dhe dëgjimi i Kuranit.

5- Kujdes për dhikrin e mëngjesit, mbrëmjes, etj.

6- Kujdes për lidhjen farefisnore.

7- Dhënia e sadakasë, lëmoshës.

8- Prania në tubime të diturisë.

9- Kujdesi për namazin me xhemat.

10- Shtoi veprat e ndryshme të mira.

11- Largohu prej mëkateve.

12- Lute Allahun, bën istigfar (kërko falje) dhe pendohu.

13- Fali njerëzit, pajtohu me ata që je i hidhëruar dhe ke zemërbardhësi ndaj të gjithë myslimanëve.

14- Rri në xhami pas namazit të sabahut duke bërë dhikër ose duke lexuar Kuran deri sa të lind dielli.

Dijetarët kanë thënë: “Përderisa njerëzit në xhami qëndrojnë Allahu ua kryen nevojat që i kanë”.

15- Kujdesu që të thuash sa ma shumë tekbire (Allahu Ekber), tahmide (El-Hamdulilah) dhe tahlile (La ilahe il-lallah).

16- Ai që dëshiron të ther Kurban le të mos shkurton qimet ose thonjtë.

Urtësi: “Dynjaja është e shkurtë zgjate me adhurim”.

Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *