Udhërrëfyesi i zgjedhjes së profesionit prej të cilit ti dhe ummeti do te keni përfitime


Kujto se aty ku është zemra jote, aty do gjesh dhe thesarin tënd. Duhet ta gjesh këtë thesar në mënyrë që çdo gjë që ke mësuar gjatë këtij rrugëtimi të ketë kuptim.- Paulo Coelho

Të gdhendësh/skalitesh rrugën e karrierës nuk është për të zgjedhur diçka shumë të popullarizuar, diçka të cilën e bëjnë shumica dhe e cila të sjellë fitimet financiare më të mëdha. (Zgjedhja e karrierës nuk duhet të bëhet në bazë të përzgjedhjes se cila punë është më e popullarizuara, se cilën punë e bëjnë shumica e njerëzve dhe se cila punë të sjellë përfitimet financiare më të mëdha). Për muslimanët është tejet e rëndësishme që të zgjedhin një rrugë të drejtë karriere pasi që kjo është një rrugë që do të ndikojë në produktivitetin tonë. Poashtu ajo ka fuqinë/potencialin që të na sigurojë apo të na i humbë jetën e dynjasë dhe te ahiretit gjithashtu.

Duke zgjedhur një profesion prej të cilit përfiton Ummeti, karrierat tona nuk do të jenë thjesht vetëm burim i lejuar i të ardhurave për ne, por gjithashtu do të ishte një formë e produktivitetit social i cili sjell më afër Allahut, jo vetëm Ummetin Musliman, por edhe krijon mundësi për jomuslimanët që të vijnë në këtë drejtim(rrugëtim). Kjo do të na sillte dobi në këtë botë dhe do të ngriste pozitën tonë  gjithashtu në ahiret, in’sha’Allah.  Në fakt të fituarit e të ardhurave në mënyrë hallall duke u bazuar në përpjekjet tona, inkurajohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi we selem.

Ebu Hurejra ka thënë: “ I dërguari i Allahut ka thënë: “ Nëse dikush prej jush do të barte një dengë me drunjë në shpinën e tij dhe pastaj ta shiste, do të ishte më e mirë se sa të kërkonte nga një njeri i cili mund t`i jepte diçka ose dhe mund të mos i jepte.”

Atëherë, si të zgjedhim një punë/karrierë e cila nga perspektiva Islame i kontribon Ummetit!? Më poshtë janë disa pika të cilat mund të na ndihmojnë që të paktën të fillojmë të mendojmë brenda kornizave të duhura si dhe të jemi në përputhshmëri me rrugën e Allahut dhe të krijesave te tij.

1.    Ndiq pikat e tua të forta

Përderisa jemi duke zgjedhur profesionin duhet të kuptojmë rëndësinë e zgjedhjes së asaj që përkon me pikat tona të forta. Duhet të zgjedhim një rrugë,e cila është e dashur për ne dhe na pëlqen. Por, gjithashtu, është shumë e rëndësishme që ajo te ushqej njëashtu edhe fuqitë të cilat të janë dhënë si bekim nga Allahu xh.sh. . Të gjithë ne i kemi fuqitë tona dhe është tejet e rëndësishme që të përpiqemi t`i identifikojmë ato pika të forta. Kjo mund të bëhet në sajë të aktiviteteve vetvlerësuese si psh. plotësimi i pyetësorëve online apo edhe anketave të ndryshme. Poashtu kjo mund të behet edhe me anë të reflektimit individual dhe kalkulimit të atyre gjërave në të cilat je më i mirë në krahasim me gjërat e tjera që ti di të bësh, si dhe në krahasim me individët e tjerë në shoqëri. Për të përfituar një kuptim më të thellë në gjetjen e profesionit që të pëlqen të bësh do të ishte ideale të aplikonit nëpër internshipe apo praktika të ndryshme.

Është logjike që njeriu performon më mirë/ka arritje më të lartë në ato gjëra që i bën me dëshirë dhe në mënyrë natyrale në krahasim me ato që na duhet të sforcohemi që t`i bëjmë. Andaj, sa më mirë që të performojmë do të jemi në pozitë më të lakmueshme dhe të mirë për të ndihmuar Ummetin. Për shembull, nëse kemi kualitete të larta në fjalimet publike apo në komunikimin dhe prezantimin e ideve tona, ne mund të konsideroheshim të denjë për të qenë thirrës dhe ftues i njerëzve në Islam. Nëse kemi lehtësi në të kuptuarit dhe mësuarit e gjuhës Arabe si dhe e shijojmë bashkëveprimin me të tjerët, atëherë do të ishim të denjë të ofronim mësime të gjuhës Arabe.

E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.(Kuran: Sureja 7, ajeti 96)

2.   Vazhdoni të bëni punë hallall dhe kërkoni kënaqësinë e Allahut

Është vënë re shumë herë që një person zgjedh profesionin qorrazi pa i konsideruar implikimet e religjionit. Ka disa profesione të cilat përmbajnë në vete disa karakteristika të ndaluara siç janë sjelljet amorale, korrupsioni, rryshfeti apo transaksionet të bazuara në përfitime(kamate). Secili profesion që do kishte në vete karakteristika te tilla do ishte i dyshimtë dhe të ardhurat nga ai profesion do të ishin të kategorizuara nga Allahu xh.sh si haram.

Në shumë raste, vetëm pas shumë vitesh punë e kupton që puna që ka bërë dhe paratë të cilat i ka fituar nga ajo janë të ndaluara dhe se ai/ajo ka fituar gjatë gjithë kësaj kohe asgjë tjetër veçse mëkatë. Në këtë pikë bëhet sprova më e vështirë e jetës, sepse është diçka në të cilën keni investuar shumë mund, kohë dhe para dhe për njerëzit me iman/besim të dobët kthimi mbrapa është pothuajse i  pamundur. Si është e mundur që Ummeti të ketë dobi nga një profesion i cili është parimisht haram? Si mundet që të shpresojnë, të kenë ndonjë shpërblim nga ai? Andaj, për këto arsye duhet që ne qysh në fillim të jemi të sigurtë që punën të cilën po e bëjmë është hallall.

Rëndësia e kënaqjes së Allahut nuk mund të theksohet mjaftueshëm asnjëherë, andaj ajo që mund dhe duhet të bëjmë është që gjithnjë kur zgjedhim profesionin tonë duhet të kemi synim arritjen e kënaqësisë së Allahut. Si rezultat, ne duhet të gjejmë një rrugë e cila do të na mundësojë të vazhdojmë avancimin në mësimet e Islamit siç janë të detajuara në Kuran dhe Hadith, gjithashtu një rrugë e cila do t`i sjelli dobi Ummetit në përgjithësi, por edhe ne individualisht të mundemi të përfitojmë shpërblimet për qëllimin e mirë.

Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm. (Kuran: sureja 2, ajeti 268)

Për shembull, ne mund të zgjedhim që të kemi një profesion të administratorit, ndoshta në nivel departamenti, në nivel kompanie apo edhe në nivel shtetëror. Qëllimi ynë duhet të jetë implementimi i ligjeve të sheriatit si në nivelin personal ashtu edhe në atë shoqëror. Kur ne jemi në një pozitë me pushtet dhe kemi pjesë në vendimmarrjen dhe krijimin e ligjit atëherë kjo mund te shërbejë në krijimin e mundësisë së implementimit të sheriatit në nivel shoqëror; implementin ky i cili do të ruante vazhdimësinë e dinit (fesë), pa marrur parasysh se a është në rrafshin social, ekonomik, politik apo financiar. Për më tepër nderi, dinjiteti, pasuria dhe familja mund të mbrohen duke u siguruar që të gjitha praktikimet kryhen brenda kornizave që i ka caktuar Allahu xh.sh. Në këtë mënyrë ju do të siguronit maksimumin e dobisë për Ummetin pasi që do t`ua keni mundësuar atyre të bënin punën në përputhshmëri me ligjet e Allahut xh.sh.

3.     Bëhu model i  pavarur

Bëhu shembull për Muslimanët e tjerë. Një ndër shembujtë me konkretë është ajo e punës në banka ku shpesh herë ka pasur debate dhe pështjellim për faktin se sistemi bankare në të cilin punon një Musliman a është hallall apo haram. Si rezultat i këtij çorientimi u krijua Sistemi Bankar Islam, i cili siguron se çështja e interesave të një personi nuk cënon ato të të tjerëve. Ngjashëm, shumë shtete Muslimane dhe joMuslimane  kanë arritur të krijojnë hotele hallall ku është e ndaluar të servohet alkool dhe mish johallall. Për më tepër, muzika dhe kërcimi janë eliminuar totalisht në mënyrë që këto hotele të shndrrohen në vende adekuate për Muslimanët. Këto janë disa shembuj të cilat na tregojnë se si mund të zgjedhim një profesion i cili bazohet në koncepte Islame e cila si rezultat të jep mundësinë ta ndihmosh Ummetin të praktikoj fenë dhe gjithashtu të ndihmon ty persoanlisht të fitosh shumë shpërblime.

Identifikimi i këtyre profesioneve që bartin debate në vetvete mund të bëhet duke zgjedhur profesionin në të cilin jeni të interesuar, pastaj të ndiqni dhe të analizoni praktikat e ndaluara qe mund ti ketë ai profesion dhe pastaj të identifikoni mënyrat se si mund të largohen ato praktika dhe se a do të ishte fitimprurës ky profesion po ti hiqeshin ato elemente apo jo. Për shembull, nëse do të dëshironim të hapnim një hotel tonin, mund të fillojmë duke identifikuar që shitja/servimi i alkoolit, mishit johallall, muzika etj,. janë të ndaluara. Pas këtij hapi ne mund të krijojmë një hotel i cili është i pastërt nga këto të meta. Ngjashëm, kjo ide është e aplikueshme edhe në profesione të tjera.

Tregon Ebu Hurejra se i Dërguari I Allahut ka thënë: “ Pasuria nuk është bollëku i të mirave të kësaj bote, por pasuri është të jesh i kënaqur me atë që është e jotja.” (Nesaiu)

4.     Shëndërroje profesionin tënd në Ibadet(adhurim)

Njëra ndër pikat më të rëndësishme që duhet mbajtur mend është se ne shpërblehemi për çdo vepër që bëjmë në bazë të nijetit apo qëllimit.

Tregon Omer ibn Al-Khattab r.a: Profeti sal-lAllahu alejhi we selem ka thënë: “ Shpërblimet (e veprave) janë sipas nijetit dhe secili do të marr shpërblimin e asaj se cfarë ka pasur për qëllim. Kështu, kushdo që ka emigruar për hatër të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, emigrimi i tij ka qenë për Allahu dhe të Dërguarin e Tij; dhe kush ka emigruar për përfitime të kësaj bote, apo të martohet me ndonjë grua, atëherë emigrimi i tij është për atë gjë për të cilën ai ka emigruar.” (Buhariu)

Kjo vlen sidomos për ata të cilët tashmë e kanë zgjedhur profesionin e tyre dhe janë në dyshim se si kjo mund t`i sjellë dobi Ummetit. Ka bile disa që edhe mendojnë se çfarë profesioni të ri duhet t`i qasen në mënyrë që ti sjellin dobi Ummetit. Por, prisni, ndoshta nuk është e domosdoshme të ndërmerrni këtë hap kaq drastik.  Çfarëdo që jeni duke bërë, vetëm sigurohu që të  keni qëllimin tuaj. Bëjeni nijetin e çfarëdo gjëje që bëni të jetë vetëm për Allahun xh.sh. Ky veprim do t’iu sigurojë se do te shpërbleheni deri më edhe per karrierën që e keni zgjedhur ta ndiqni në këtë dynja. Këtë mund të bëni duke shfrytëzuar ekspertizën tënde për të ndihmuar Muslimanët ose bizneset Muslimane. Mund të koncentroheni në punen vullnetare të komunitetit duke menduar përparimin e Muslimanëve në korporata apo profesionet e tyre. Mos harroni, nuk është kurrë e vështirë të jeni të dobishëm për Ummetin pa marrur parasysh profesionin që keni zgjedhur përderi sa është hallall. Gjithmonë ka një rrugë me lejen e Allahut.

5.   Kërko ndihmën dhe udhëzimin e Allahut

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, lutjuni Allahut për ndihmën dhe udhëzimin e Tij në  çdo çështje. Gjithnjë lutuni/falni namaz Istihareje para se të merrni një vendim, ashtu që të keni lejen dhe ndihmën e Allahut në çdo veper që bëni dhe në dashtë Allahu do të jeni në rrugën e drejtë.

E kur t’i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin). (Kuran, sureja 65; ajeti 2-3)

Allahu  na udhëzoftë në rrugën e drejtë dhe na ndihmoftë në realizimin e përgjegjësive tona me dinjitet, ndershmëri dhe mirësi. Amin.

 

(Përkthim)

Burimi: http://productivemuslim.com/guide-choosing-profession-benefits-ummah/

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *