Durimi dhe mbështetja në Allahun në ballafaqimin me armiqtë


Allahun e falënderojmë, lavdi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin, vulën e pejgamberëve!

Në një kohë kur edhe lindja edhe perëndimi dhe çdo urrejtës i epërsisë së Islamit nga brenda ose jashtë bën kurthe kundër Islamit, myslimani ka nevojë për një forcë për të cilën do të kapet dhe do t’i mbështetet për tu ballafaquar me të gjithë këta dhe për ta ruajtur lartësinë e Islamit edhe përskaj të urrejtjeve dhe kurtheve të njerëzve të këqij.

Forca jo e natyrshme të cilën e  gëzon kampi i urrejtësve dhe dobësia të kampit të mirëve e bën të detyrueshme mbështetjen në shtyllën e fortë, e cila i mbron dhe u bën hije, sikurse u tha Luti, alejhisselam, mysafirëve të vet, kur populli i tij dëshiron të dëmtojnë ata, e ky ishte i dobët, e nuk kishte fuqi të ballafaqohet me ta:

{لَوْ أَنَّ لِي بِكُمْ قُوَّةً أَوْ آوِي إلَى رُكْنٍ شَدِيدٍ} [هود: 80]

“Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zmbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja mysafirët e mi)”. (Hud: 80).

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Allahu e mëshiroftë vëllanë tim Lutin, I cili u mbështet në një shtyllë të fortë”.

Nuk ka shtyllë të fortë në të cilin mbështetet besimtari veç Mbretit të qiejve dhe tokës. Kjo bëhet me besim në Allahun dhe mbështetje në te, siç i tha Musai, alejhisselam, popullit të vet:

{وَقَالَ مُوسَى يَا قَوْمِ إن كُنتُمْ آمَنتُم بِاللَّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُوا إن كُنتُم مُّسْلِمِينَ} [يونس: 84]

“Musai tha: “O populli im, nëse i keni besuar Allahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!” (Junus: 84).

Në ballafaqimin vendimtar nuk mjafton vetëm krahu dhe arma, edhe pse është pjesë përbërëse e ballafaqimit, por komponenti kryesor për të fituar ballafaqimin është besimi në Allahun, mbështetja në Te dhe zbatimi I urdhrave të Tij dhe largimi nga ndalesat e Tij, sikurse na tregon Allahu në tregimin e hyrjes së izraelitëve në Jerusalem:

{ادْخُلُوا عَلَيْهِمُ الْبَابَ فَإذَا دَخَلْتُمُوهُ فَإنَّكُمْ غَالِبُونَ وَعَلَى اللَّهِ فَتَوَكَّلُوا إن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ} [المائدة: 23]

“… Hyjni atyre nga dera, e kur t’u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. (El-Maide: 23).

Kjo porosi i kaploi dy çështje: 

1- Hyrja në derë, që domethënë, krahu, arma dhe zbatimi i shkaqeve.

2- Mbështetja vetëm në Allahun, i cili është Një.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{وَإن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا لا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْئًا} [آل عمران: 120].

“… Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t’u dëmtojë aspak”. (Ali Imran: 120).

Ajo që më së shumti duhet të frikohemi në ballafaqimin me armikun tonë është besimi dhe devotshmëria e dobët, trishtimi dhe mos durimi dhe mbështetja në tjetër kënd veç Allahut. Sepse ai që I mbështetet Allahut Ai I mjafton kurse ai që I mbështetet tjetër kujt veç Allahut mbetet I mbështetur në te.

O Allah! Na e plotëso besimin, na e forco dritën dhe na ndihmo kundër popullit të prishur!

Editorial i revistës el-Bejan

Nr. 323

Rexhep, 1435

Maj, 2014

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *