Ndryshoje veten


1- Nëse nuk ke qëllime në jetë atëherë do të punosh për të realizuar qëllimet e tjerëve.

2- Nëse vazhdon ti bësh punët në të njëjtën mënyre, atëherë çdo herë do t’i vjelësh të njëjtat rezultate.

3- Të tjerët mund të ndalin përkohësisht, por i vetmi që mund ta bëjë këtë përgjithmonë je TI.

4- Prej gjërave të çuditshme në jetë është fakti se nëse e refuzon çdo gjë që është nën kulmin, zakonisht arrin aty.

5- Qëndrojnë anijet të qeta në limane, por nuk janë prodhuar për këtë gjë.

6- Nëse beson se Mundesh ose se nuk mundesh, je në rrugë të saktë.

7- Prolongimi është mik i dështimit, andaj tani fillo.

8- Shumë mirë është t’ ia fillojmë por edhe më mirë është të vazhdojmë.

9- Kur të ndryshosh mënyrën e të menduarit ti vetëm ke ndryshuar tërë botën tënde.

10- Nuk llogariten sa herë ke rënë për toke por sa herë je ngrit përsëri pas atyre rënieve.

11- “A mendoni se ju kemi krijuar për kot”. (El-Muminun: 115)

Njeriu pa qëllim… është njeri i humbur.

12- Heronjtë nuk prodhohen në sallat e stërvitjes, por nga një gjë e madhe dhe e thella brenda tyre, e ajo është “Vullneti”. Muhamed Ali

13- Zemra … është pika e fillimit.

“Me të vërtetë në trup është një copë mishi, nëse ajo është e shëndoshë i tërë trupi është i shëndoshë dhe nëse ajo është e sëmurë, i tërë trupi është i sëmurë. Ajo është zemra”. Hadith autentik.

14- Njeriu nuk mund të zhvillohet nëse nuk provon gjëra tjera veç të zakonshmeve.

15- Receta më e madhe e dështimit qëndron në fjalën: (kështu) i këtillë jam unë. E vulosë veten me vulën: “Nuk pranon ndryshim”!

16- “Nxitova drejt Teje, Zoti im”. (Taha: 84).

Në rrugën e të mirës nuk ka kufizim për shpejtësinë me të cilën ecë.

17- Nëse nuk gjen për çka të vdesësh nuk do të gjesh për çka të jetosh.

18- Nëse nuk i shton asgjë dynjasë, atëherë ti je tepër për dynjanë. Mustafa Rafii

19- Gara e vetme ku ti çdo herë del fitimtar është gara me vetveten.

20- Të dështuarit janë dy kategori:

– mendon dhe nuk zbaton

– zbaton pa menduar.

21- Çdo herë prite më të mirën. Pejgamberit, paqja dhe lavdi i Allahut qoftë mbi te, e pëlqente optimizmin.

22- Jeta është përplot me gurë, mblidhi dhe bë me to rrugë për të kaluar.

23- Orvatja për tu ngjit lart vet është më e mirë se sa pritja e tjerëve.

24- Për të korrë sukses duhet që dëshira jote për sukses të jetë më e madhe se frika nga dështimi.

25- Shumica e prangave që na pengojnë të jemi të lirë burojnë nga brenda nesh e jo nga jashtë.

26- Krijoje vet kënaqësinë në jetë. Ky është mendimi pozitiv.

27- Ti nuk mund të zgjedhës babën ose nënën tënde por mund të zgjedhësh shokun tënd. Ai të përfaqëson.

28- Çlirohu nga komponentët e dobësisë. 

“O Allah! Kërkoj te Ti strehim nga preokupimin, mërzia, paaftësia, dembelia, koprracia, frika, sundimi i borxheve dhe dominimi i njerëzve”.

29- Ai që nuk dëshiron të bie në greminë le të largohet nga buza e sajë.

30- Bëhu prej atyre që e shkruajnë historinë e jo prej atyre që e shikojnë.

31- Jetës tënde nuk mund ti japësh më shumë ditë, por ditëve tuaja mund tu japësh më shumë jetë.

 

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *