Si të mbrohemi nga mësyshi, magjia dhe xhindosja


 

Janë disa mënyra dhe metoda, nëse kujdesemi për to, do të ruhemi nga mësyshi, magjia dhe xhindosja:

1- Besimi i shëndoshë dhe i pastër nga çdo njollë e shirkut.

2- Mbështetja e fuqishme në Allahun dhe bindja se vetëm Ai sjell dëmin dhe dobinë.

3- T’i frikohemi vetëm Allahut dhe askujt tjetër veç Tij.

4- Kujdesi për faljen e pesë kohëve të namazit në xhemat.

5- Përmendja e madhe e Allahut dhe mbrojtja e vetes me lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes.

6- Pastrimi i shtëpisë nga fotot, statujat, qentë dhe instrumentet muzikore.

7- Lutja e shpeshtë, sepse të bën dobi për të gjitha situatat, për atë që të ka goditur dhe për atë që nuk të ka goditur.

8- Leximi i shumtë i Kuranit, sidomos të sures el-Bekare.

9- Ngrënia e shtatë kokrrave të hurmës axhve (lloj i veçantë i Medinës) në mëngjes.

10- Rukja fetare.

Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *