Problemet në raportet bashkëshortore


 

 

 

 

1- Fitojeni betejën e konfliktit.

Gjatë konfliktit bashkëshortorë nuk duhet të ketë triumfues dhe të humbur, por ose të bindet pala tjetër me pikëpamjen e palës së parë, pajtim të dyanshëm ose pëlqim me mendimin e njëri tjetrit.

2- Mungesa e besimit të ndërsjellët.

Besimi është shtylla kurrizore e raporteve bashkëshortore dhe pa te shemben këto raporte dhe tretet lumturia dhe dashuria.

3- Heshtja familjare.

Biseda dhe dialogu ditor llogariten një mënyrë e suksesit të raporteve bashkëshortore dhe forcimin e tyre, madje argument i dashurisë dhe afërsisë mes tyre.

4- Mos dëgjimi.

Nëse njëri dëshiron të hap ndonjë temë për ta biseduar dhe tjetri nuk e dëgjon, ky veprim e shemb ngrohtësinë bashkëshortore, sidomos kur burri në këtë rast është ai që nuk shpreh interesim për këtë bisedë.

5- Masrafi, shpenzimet e tepërta.

Masrafi i njërit dhe teprimi në te, sikur të jetë në kohën e beqarisë, sidomos pa pajtimin e tjetrit kontribuon shumë për lindjen e shumë problemeve.

6- Pritja e ndarjes.

Mendimi negative mbi martesën ua shton maninë e tyre nga martesa dhe ua humbë sigurinë familjare, kurse mendimi pozitiv u ofron rehati dhe siguri.

7- Mbështetja vetëm në njërën palë.

Duhet të ketë një kufi logjik të pranuar të pavarësisë së bashkëshortëve njëri prej tjetrit përballë mbështetjes të tërësishme të njërit në tjetrin.

8- Pritja e lumturisë pa dhënë mund.

Nuk duhet të mjaftohemi me pritje dhe supozime por duhet të veprojmë dhe kontribuojmë për të bërë të lumtur njëri tjetrin.

9- As mos kundërshtoni e as mos u përçani.

Disa herë mosmarrëveshjet bashkëshortore janë të domosdoshme për të ngjallë raportet bashkëshortore dhe për të larguar mërzinë.

10- Mirëkuptimi rreth raporteve intime.

Këtë lloj të mirëkuptimit duhet ta llogarisin si një pjesë të jetës bashkëshortore dhe jo si tërë jeta bashkëshortore dhe jo se kjo është thelbi i lumturisë dhe fatzisisë.

Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *