Tregimi i nxënësit malazias me nxënësin indian


 

 

Prej tregimeve më të shkëlqyeshme që i kam lexuar është edhe ky tregim, i cili ndodhi si rezultat i një nisme të profesorit të sociologjisë.

 

 

Profesori i sociologjisë në universitetin e Malajzisë kushtëzoi studentët e tij që secili prej tyre të fut gëzim në zemrën e një njeriut gjatë katër muajve të ardhshëm, semestrit të ardhshëm, nëse dëshiron të merr notë të plotë.

Profesori malazias ua kushtëzoi tredhjet studentëve të vet që këtë vepër ta bëjnë me njerëz që janë jashtë rrethit familjar dhe në fund të semestrit të ofrojnë video prezantim para kolegëve të vet.

Nuk u mjaftua profesori me kaq, por bëri marrëveshje me një kompani malazeze që të jetë sponsor i këtij projekti dhe të nderon dhjetë të parët me nga një mijë dollar.

Në fund të semestrit të gjithë tredhjet studentët morën notën e plotë, por kolegët zgjodhën me votim dhjetë nismat më të mira, pasi që të gjithë i paraqitën video prezantimet e tyre në amfiteatrin e fakultetit. Aty morën pjesë edhe prindërit e studentëve të pranishëm në Kuala Lumpur.

Këto nisma humane sollën befasia të këndshme dhe përhapën lumturi, pasi që secili orvatej të ofron një vepër humane të veçantë, me të cilën do të pikturonte lumturinë në fytyrën e tjetrit.

Një student malazias, i cili ishte njëri prej dhjetë fituesit, kishte vendosur nga një dhuratë të vogël para derës së kolegut të tij, një mysliman nga India, në internatin ku banonin. Këtë djalë familja e kishin dërguar në Malajzi që të studiojë medicinën. Ky student malazias mu këtë e kishte zgjedhur sepse kishte ndjenja se nuk ka miq dhe nuk e  kishte parë të buzëqeshur gjatë tërë kohës sa e kishte komshi, një vit përafërsisht. Studenti indian nuk fliste me askënd dhe askush nuk fliste me te. Dukej i mërzitur dhe i dëshpëruar. 

Kjo u bë shkak që studenti malazias ta sheh si person të përshtatshëm për të punuar në futjen e gëzimit në zemrën e tij. 

Dhurata e parë ishte një zarf i vogël të cilin e kishte lërë nën derën e banesës së tij, në të cilën kishte shkruar një letër me kompjuterin e universitetit dhe nuk e kishte nënshkruar. Aty i kishte shkruar:

“Kur isha i vogël synoja të bëhesha mjek sikur ti, por isha i dobët në lëmit e shkencave ekzakte. Allahu të ka dhënë inteligjencë dhe me te do të kontribuosh për të futur gëzim në zemrat e tjerëve”.

Të nesërmen studenti malazias i bleu një kapelë tradicionale malaziase, e la pas dere dhe një letër ku shkroi: “Shpresoj ta pranosh këtë kapelë”.

Në mbrëmje studenti malazias pa studentin indian me kapelë në kokë dhe ishte i buzëqeshur. Asnjëherë më parë nuk e kishte parë të këtillë. Jo vetëm kaq. Në profilin e tij në facebook pa foto të letrës së parë, të cilën ia kishte shkruar dhe një tjetër të kapelës, të cilën ia la pas dere. Ma e bukura në gjithë këtë ishte komenti i babës së studentit indian te fotoja e letrës: “madje edhe kolegët në universitet të shohin si mjek i aftë. Mos i zhgënje… vazhdo”.

Ky koment e motivoi edhe më shumë studentin malazias që të vazhdojë për çdo ditë me dhuratat e vogla duke mos e zbuluar identitetin e vet. Buzëqeshja e studentit rritej vazhdimisht për çdo ditë, kurse profili në facebook dhe twiter i mbushej me miq dhe pyetje: “çka do të fitosh sot?” “Mos u vono.. dëshirojmë ta dimë cila është dhurata e re?”

Tërësisht ndryshoi jeta e studentit indian. U transformua nga njeri i mbyllur dhe i mërzitur në njeri i buzëqeshur dhe social, me ndihmën e kolegut malazias. 

Pas dy jave me dhurata dhe letra, studenti indian u bë temë dite në tërë universitetin dhe kërkuan ta rrëfejë përvojën e tij me këto dhurata në një takim shoqëror me studentët. Studenti indian tregoi para kolegëve të vet për këto dhurata dhe befasia më e madhe paraqiti kur i tregoi publikut se letra e parë të cilën e morri kishte qenë vendimtare për të ndryshuar vendimin për largim nga universitetit dhe studimi i medicinës dhe të tejkalon vështirësitë dhe sfidat akademike dhe kulturore me të cilat ballafaqohej.

Studenti malazias Muhamed Sherif luajti rol të rëndësishëm në jetën e këtij studenti me një vepër shumë të vogël të cilën e ndërmor. Ky student indian një ditë do të bëhet mjek dhe do të shpëton me dhjetëra e qindra jetë, kurse vlera e kësaj i kthehet Allahut, fillimisht, pastaj këtij studenti i cili e motivoi me një letër të ngrohtë.

Studenti malazias e kaloi provimin e lëndës së sociologjisë por mbeti edhe më tej i lidhur me projektin e futjes së gëzimit në zemrën e tjetrit për çdo semestër, pasi edhe vet e pa gjurmën që la te studenti indian. Çdo ditë para se të binte në gjumë shkruante nga një letër ose paketonte ndonjë dhuratë.

Muhamedi bëri një kontratë me një kompani elektronike për ta shndërruar projektin e tij ditor në aktivitet institucional, i cili do të kontribuonte për të vazhduar projekti dhe për të mobilizuar vullnetar të cilët do të pikturojnë lumturinë anë e mbanë Malajzisë.

Këtë nismë të cilën e presim në shkollat dhe universitetet tona duhet ta shfrytëzojmë. Gjurmët e kësaj nisme nuk përfundojnë me daljen tonë nga bankat e shkollës, por e marrim me ne për të ndikuar në rrethin ku jetojmë.

Shumë njerëz i kemi përreth të cilët kanë nevojë për një letër të ndjeshme, ose për një përkëdhelje të ngrohtë në këtë botë të stërngarkuar me mërzi, por fatkeqësisht pak jemi ata që e bëjmë këtë.

Nëse shkollat dhe universitet tona e shfrytëzojnë këtë përvojë modeste malaziase do të përhapnim lumturi dhe do të pikturonim buzëqeshjen në shoqëritë tona përplot plaga dhe lëndime.

Mund të ndryshojmë gjëra në shoqëritë tona dhe të ngrihemi me nisma shumë të vogla, por, fatkeqësisht, e injorojmë sasinë e ndikimit dhe gjurmëve tona.

Prej sot, të fillojmë projektin e futjes së gëzimit në zemrën e tjetrit për çdo javë. Ky projekt nuk kërkon mund gjigant. Mund të jetë një letër të cilën ia dërgojmë një të huaji ose të afërmi, ose dhuratë e vogël të cilën e lëmë në tavolinën e kolegut ose nëpunësit. 

Dije se shumë zjarre që ndizen në gjokset e njerëzve që i kemi përreth kërkojnë zjarrfikës i cili do t’i fikë ato me buzëqeshje ose nismë pozitive të vogël, më të vogël se ç’mund ta paramendosh.

Përshtati: Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *