Në Spanjë gjendet një fshat që quhet “Vrasës i Hebrenjve”


A e keni ditur:

Në Spanjë gjendet një fshat që quhet “Vrasës i Hebrenjve”

 

Emri, “Vrasës i hebrenjve” daton që nga viti 1627, më shumë se një shekull pas vendimit spanjoll të vitit 1492 ku u është urdhëruar hebrenjve të bëhen katolik ose ta braktisin vendin. Ata që kanë mbetur janë ballafaquar me inkivizicionin spanjoll, kurse shumë prej tyre janë djegë në zjarr. Edhe pse hebrenjtë janë vrarë në atë zonë, hulumtuesit besojnë se emrin e “ri” fshatit ja kanë dhënë mu ata hebrenj të konvertuar në katolik dhe me atë emërtim kanë dashur të bindin pushtetin spanjoll se kanë flakë judaizmin dhe se i janë të nënshtruar atij pushteti. Kështu e vlerëson këtë situatë prefekti Rodrigez. Disa të tjerë dyshojnë se deri te ky emër ka ardhur nga gabimi në shkrim, ata në vend të “o” së kanë shkruar “a” dhe me këtë kanë ndryshuar kuptimin nga “bregu i hebrenjve” në “vrasës i hebrenjve”

Me këtë emër çdo kund ku udhëtojmë duhet ta sqarojmë kuptimin e emrit të fshatit sepse të gjitha na ngacmojnë duke na thonë se vini nga Kastrilija, vend ku vriten hebrenjtë, thotë prefekti Lorenco Rodrigez. Duke vlerësuar se ky emërtim përbaltë fshatin, Rodrigez ka vendosë që në ditën e zgjedhjeve për parlament evropian të mbahet edhe referendumi për ndryshimin e emrit të fshatit. Në një vend me 56 banorë me të drejtë vote, 52 vendas kanë votuar dhe prej tyre 26 kanë votuar për ndryshimin e emrit. Rodrigez ka thënë se me 3 Qershor do të nisë procedurë zyrtare për ndryshimin e emrit të fshatit i cili gjendet 260 km në veri të Madridit.

http://www.saff.ba/svijet/1683-u-spaniji-postoji-selo-koje-se-zove-ubij-jevreje

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *