A thua vallë do të bëhem dijetar?!


“Filloi kërkimit e diturisë dhe mësimin përmendsh të Kuranit para bylykut”.

Shprehje të cilën e shohim dhe lexojmë në çdo fillim të ndonjë biografie të ndonjë dijetari, fakihu ose muhadithi.

Ndodh që këtë frazë e lexon edhe ai që ka kaluar moshën rinore.

Ose ambicia për kërkim të diturisë i ka ardhur vonë.

Ose e vendosi të kërkon dituri pasi që kishte mbushur disa vite dhe kishte kaluar në moshë të pleqërisë.

E leximi i kësaj fraze e dëshpëron, madje e demoralizon.

Fakti që iu prish plani dhe aspirata për të qenë nga dijetarët e dalluar dhe fukahatë me meritë nuk u plotësua, tani ai e kalon jetën në keqardhje dhe pendim. I shkojnë ditët duke qortuar dhe akuzuar veten.

Ndalu, vëlla i im!

Dera e diturisë është e hapur.

Bujaria e Allahut shfaqet mëngjes e mbrëmje.

Rruga e kërkimit të diturisë vazhdon të jetë e lehtë dhe e njohur.

Por…

Ringjalle vendosmërinë tënde.

Vitalizo entuziazmin tënd.

Do të paraqes disa tregime nga dijetarë të njohur, rrëfime për yje që shkëlqejnë kupën e qiellit.

Ata kërkuan diturinë në moshën tënde, ose kur ishin edhe më të vjetër.

Arritën grada të larta në këtë lëmi.

Arritën shkallën më të lartë të mundshme.

Kishte prej tyre edhe në mesin e shokëve të Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Ebu Bekri, radijallahu anhu, filloi kërkimin e diturisë në moshën dyzetvjeçare, e Faruku në moshën tridhjetëvjeçare.

Imam Buhariu, rahimehullah, pasi përmendi fjalën e Omerit, radijallahu anhu: “Mësoni fenë para se të sundoni”, në komentimin e tij tha: edhe pasi të sundoni. Shokët e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mësuan edhe në pleqëri.

Imam Tirmidhiu filloi kërkimin e diturisë pas të njëzetave.

Imam Ibën Hazmi filloi kërkimin e diturisë pasi kishte mbushur 26 vjet.

Imam el-Kafal, dijetar i kalibrit të madh në medhhebin e Imam Shafiut, rahimehullah, në fillim merrej me prodhimin e dryrëve e kur i mbushi 30 vjet filloi të merret me dituri.

Imam Kesaiu filloi me kërkim të diturisë kur i mbushi të dyzetat dhe ishte argument në gramatikë arabe dhe në leximet e Kuranit.

Fudajl ibën Ijadi, rahimehullah, imam, shembull dhe transmetues i përpiktë i hadithit, sikur e përshrkuan Imam Dhehebiu, ishte hajn, u dilte njerëzve në rrugë për ti vjedhë, pastaj u pendua dhe filloi të merrej me dituri në moshë të vjetër.

Shejh Halid Ez’heri, ishte kujdestar i fanarëve në xhaminë Al-Az’har dhe një ditë u derdh vajguri në rrobat e njërit prej nxënësve të dijes që mësonin aty dhe i bërtiti duke i thënë: kujdes o xhahil! Pas kësaj filloi të kërkon diturinë pasi kishte mbushur 36 vjat deri sa u bë prej dijetarëve të mëdhenj të Az’harit në kohën e tij.

Dijetari i madh Esbag ibën Ferexh, myftiu i Egjiptit në kohën e vet dhe dijetarë i medhhebit maliki filloi kërkimin e diturisë pasi kishte mbushur 29 vjet.

Salih ibën Kejsani, nga brezi i tabiinëve, filloi kërkimin e diturisë pasi kishte mbushur 70 vjet.

Imam Ibën Asakir filloi kërkimin e diturisë pas të dyzetave.

Zi ribën Hubejshi filloi kërkimin e diturisë pasi kishte mbushur 60 vjet dhe morri dituri nga Ibën Abasi dhe Ubej ibën Kabi, radijallahu anhuma.

Imam Ibën Xhevziu filloi mësimin e kiraeteve kur i kishte 90 vjet.

 

Prej bashkëkohorëve:

Shejh Abdullah Karavi, dijetari i jugut të Saudisë filloi kërkimin e diturisë pasi kishte mbushur 30 vjet.

Shejhu i madh Mukbil el-Vadii filloi kërkimin e diturisë pasi kishte mbushur 35 vjet.

Shejh Jahja ibën ABdul-Aziz el-Jahja filloi kërkimin e diturisë pasi kishte mbushur 30 vjet.

Shejh Muhamed Abdul-Maksudi filloi kërkimin e dituris në moshën 31 vjeçare.

Shejh Seid ibën Musfir, në fillim ishte profesor i edukatës fizike, Allahu i dhuroi pendim dhe udhëzim e pastaj u drejtua në kërkim të diturisë fetare, e kreu fakultetin e shkencave fetare në moshën dyzetvjeçare, pastaj vazhdoj magjistraturën dhe doktoraturën.

Asnjëherë mos lejo që kujtesa e dobët ose kuptimi i ngadalshëm të bëhen pengesë në kërkimin e diturisë.

Rebi ibën Sulejmani, prej dijetarëve të mëdhenjë shafiit, ngadalë i kuptonte gjërat, siç tregon Imam Subkiu në librin e tij “Brezat e shafiitëve”, mirëpo kishte përsëritë librin “El-Um” të Imam Shafiiut pesë qind herë.

Imam Ebu Jusufi, Kadiu suprem në kohën e Harun Reshidit i thoshte hoxha i vet, Imam Ebu Hanifja, ishe i rëndë në mësime, por të nxori në këtë gradë insistimi yt.

Për këtë shkak i nderuari vëlla Umeti të pret si dijetar i thelluar në dituritë fetare që të kontribuosh në rilindjen e tij dhe të ndihmosh në rimëkëmbjen e vet.

Përvjeli krahët, largo pluhurin e dëshpërimit dhe fillo që sot projektin tënd që nesër të jesh një dijetar i dalluar i Umetit Islam.

Abdullah Havil

Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *