Stabilizues në mirësi


 

 

Udhëzimi në fenë Islame është suksesi të cilin na e jep Allahu, Fuqiplotë, dhe begatia më e madhe. Andaj secili mysliman duhet të vazhdojë të mbetet i kapur për te deri sa të ndahet nga kjo jetë, nëse dëshiron ti gëzon këto begati edhe në jetën pas vdekjes.

 

Çka na ndihmon në këtë ecuri:

 

1- Adhurimi i sinqertë ndaj Allahut dhe ndjekja e kulluar e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, janë dera e pranimit të një vepre, kjo është pikënisja e besimtarit drejtë të mirave dhe me këtë formulë ecë pa ndalë mes frikës dhe shpresës.

2- Leximi i Kuranit duhet të jetë shujta ditore e besimtarit, duke e lexuar, duke medituar rreth ajeteve që i lexon, duke e futur në kujtesë dhe duke i zbatuar urdhrat që janë në te dhe duke i flakë ndalesat që janë në te, duke u kujdesur për kufijtë që i ka caktuar Allahu.

3- Fitimi i diturisë, sepse dituria është çelësi i çdo vepre të pranuar. Njeriu që është nisë në rrugën e diturisë është duke ecur rrugës për në Xhenet, kurse veprimi me dituri i jep njeriut qëndresë, shtim të gradave dhe synim të mirë.

4- Maturi në adhurime dhe baraspeshë mes çështjeve të dynjasë dhe ahiretit, nuk e le mangët e as e tepron. Ekstremizmi është dera e përmbysjes kurse dobësia dhe plogështia rrugë e dështimit, andaj duhet mesatarja mes tyre.

5- Largoju nga haramet dhe pakësoi hallallet, ndalu para gjërave të dyshimta dhe kryeji obligimet. Frytet e veprave të mira në dynja i vjel në shtëpinë ku do të mbetesh përgjithmonë.

6- Ambicia dhe synimi i lartësirave me seriozitet dhe përpjekje. Veprimi sipas shkaqeve është plotësim i fetarisë dhe mendjemprehtësi. Këto elemente e shpijnë njeriun drejtë të plotës. Njeriu me ambicie të larta është stoik dhe i guximshëm nuk e frikësojnë vështirësitë.

7-  Ec në një metodologji, mos lejo të ndryshojnë situatat dhe ndodhitë. Qëndro i palëkundur në botëkuptime dhe në studimin e realitetit në prizën e shpalljes.

Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *