Bartja e fjalëve


 

 

O bartës të fjalëve, ju që spiunoni, ju që ecni me fjalët e njërit dhe i dërgoni te tjetri, juve u presin tre ndëshkime, një në dynja, një në berzah dhe një në ahiret.

1- Bartësit e fjalëve llogariten njerëzit më të këqij në dynja.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( شرار عباد الله المشاؤون بالنميمة المفرقون بين الأحبة ) أخرجه أحمد وحسنه الألباني. 

“Njerëzit më të këqij janë ata që bartin fjalë dhe i ndajnë të dashurit mes vete”. Transmeton Ahmedi, shejh Albani e vlerëson si hadith hasen.

 

2- Ata do të përjetojnë denim të rëndë në varret e tyre.

Na rrëfen Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kaloi pranë dy varreve dhe tha:

( مر النبي صلى الله عليه وسلم بقبرين فقال إنهما ليعذبان ومايعذبان في كبير أما أحدهما فكان لا يستتر من البول وأما الآخر فكان يمشي بالنميمة ). 

“Këta dy njerëz në këta varre dënohen dhe nuk dënohen për gjëra të mëdha sipas tyre, porse ato janë të mëdha. Njëri prej tyre nuk ruhej nga pikat e urinës kurse tjetri bartke fjalë”. Buhariu dhe Muslimi.

Në lidhje me këtë hadith është një pikë interesante. 

Pasi që gjëja e parë për të cilën do të pyetet njeriu është namazi, a namazi nuk pranohet pa abdes, kurse mos kujdesi gjatë urinimit mund ta lë njeriun pa abdes, ishte kjo vepër e madhe.

Kurse në hadithin tjetër tregohet se gjëja e parë për të cilën do të gjykohet në ahiret do të jetë çështja e vrasjeve, gjakut, kurse armiqësitë dhe bartja e fjalëve janë çelësi i kësaj vepre të shëmtuar.

Për këtë shkak ishte shumë e përshtatshme që dënimi i varrit të fillojë me këto dy gjëra si hyrje për dënimin e madh që i pret nëse nuk kanë përgjigje të saktë për llogarinë e parë dhe nëse nuk kanë përgjakur duart me gjak të huaj.

 

3- Dënimi në ahiret.

Bartja e fjalëve do të bëhet pengesë për të hyrë në Xhenet.

Hudhejfe, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( لا يدخل الجنة نمام ) وفي لفظ( قتات ). 

“Nuk hy në Xhenet bartësi i fjalëve”. Në transmetimin tjetër qëndron: “Spiuni”. Buhariu dhe Muslimi.

Në arabisht qëndron “nemam” dhe “katat”. Cili është dallimi mes tyre?

Nemam: është njeriu që rri me disa njerëz dhe i dëgjon bisedat që i bëjnë e ua përcjellë tjerëve.

Katat: njeriu që dëgjon bisedat e tjerëve pa e ditur ata dhe ua përcjell tjerëve.

Muadh ibën Xhebeli, radijallahu anhu, ka thënë: Bartësit e fjalëve do të ringjallen në Ditën e Kiametit në formën e majmunëve.

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *