Dhjetë gjërat të Fitra-s


Shikoni edukatën Islame të pastërtisë

Para 1400 vjetëve, ku skishte ujë, në shkretëtirë, kujdes për pastërtinë personale..

Allahu Ekber!

Kurse ku jemi ne sot?!

 

Na rrëfen Aisheja, radijallahu anha, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Dhjetë gjëra janë pjesë e natyralitetit, fitrah:

1- Shkurtimi i mustaqeve,

2- lëshimi i mjekrës,

3- përdorimi i misvakut,

4- shpëlarja e hundës,

5- shkurtimi i thonjve,

6- larja e mes gishtave,

7- shkulja e qimeve të nënsqetullave,

8- rruajtja e vendeve të turpshme,

9- pastrimi me ujë pas nevojës,

Transmetuesi thotë: e harrova të dhjetën, sigurisht që është:

10- shpëlarja e gojës”. Muslimi

#Hadithe

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *