Një realitet shumë i bukur


 

 

Një tregim të cilin ma dërgoi një besimtar nga Prishtinë, ku më tregon një tregim shumë të bukur të kujdesit të muslimanëve mes vete në këto ditë.

Allahu i shpërbleftë me të mirat e tij të dytë në dynja e ahiret!

Allahu e shtoftë dashurinë dhe kujdesin mes tyre dhe i bëftë banor të Xhenetit Firdeus!

 

Esselam alejkum Hoxhë i nderuar!

Ndoshta të marr pak kohë që ta lexosh këtë shkrim. Jam njëri prej atyre vëllezërve që bëja hyzmet. Duke ju dëgjuar gjatë bisedës në lidhje se me kënd duhet me u shoqëruar dhe si duhet me u sjell me shokun u emocionova dhe disi pe ndjej të nevojshme me tregu këtë ngjarje.

Para dy vite kam jetuar në një shtëpi shumë të vjetër. Kur binte shi, detyrohesha të marr legenë apo kusia se më pikonte çatia e shtëpisë në çdo anë, ose kur binte bora isha në rrezik se mos po e lëshon kulmi, pasi që ishte i vjetër.

Një ditë vjen një shok me prindin e vet të më marrin për në Xhami, kurse unë isha mbi kulm të shtëpisë duke hequr borë dhe ju tregova se kisha frikë për familjen, të mos u bie kulmi mbi kokë. Në këtë vit bora ishte e madhe.

Pas një kohe vjen i njëjti persona si mysafir ne shtëpinë time dhe më pyet: si qëndron puna me vëllezërit e mi, pasi që unë i kam 3 vëllezër në Norvegji, mirëpo për fat të keq nuk janë të udhëzuar. Ky vëlla mysliman më pyeti se a kërkojnë hise vëllezërit. Nuk dija se çka po ndodh. Ky vëlla i dashur më thotë se dimri tjetër nuk kam qejf me të nxënë në këtë shtëpi. I pyes vëllezërit. Ata më thanë shtëpia është e jotja por, nuk më thanë se mundemi me të ndihmuar që ta ndërtosh. SubhanAllah! U mërzita e thash shoku vjen dhe më pyet dhe do me ma ndreq shtëpinë, e vëllezërit s’kanë as me ma ngjitë dorën edhe pse i kanë kushtet e mira. Ky vëlla musliman më pa se u mërzita dhe më tha: O Din, vëllai jem mos baj dert për këtë gjë, sepse këtë vepër jam tu e bë Fisebililah nuk e kam nis në ymyt të askujt.

Hoxhë i nderuar! Ky vëllai Musliman, vAllahi jo që ka ku ta dish sa pasuri. Ka një jetë normale. Mirëpo ma ka ndërtuar shtëpinë në 2 kate dhe tani elhamdulilah aty jetoj me grua dhe 4 fëmijë pa patë frikë se hyn uji ose më nxë bora.

Allahu e shpërbleftë këtë vëlla e bë edhe ti dua për te, se duatë e juve ndoshta pranohen më shpejt se jeni njerëz me iman te lart!

Kjo është historia ime dhe e këtij djali.

Ma bë hallall!

Esselam alejkum

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *