PR profetik


 

Një student i një universiteti tregon: u befasova në provimin e lëndës “marrëdhënie me publikun”, të cilin e kishte përgatitur dr. Kanadez, i cili kishte vetëm një pyetje, por ishte pyetje shumë e mençur dhe jepte notë të madhe.

Pyetja ishte: cili është emri i punonjësit të higjienës në universitetin tonë. Ta them realitetin, më befasoi pa masë pyetja. Hyra në klasën e provimit i mbushur me vetbesim, sepse kisha mësuar disa ditë dhe tërë natën, i kisha mësuar teoritë në lidhje me marrëdhëniet me publikun edhe atë prej disa librave, për të qenë i përgatitur t’i përgjigjem dhjetëra pyetjeve dhe në teoritë më të rënda.

Por kjo nuk më ndihmoi aspak që t’i përgjigjem pyetjes për emrin e punonjësit të higjienës.

E shikoja letrën e bardhë, ashtu e kisha edhe kokën në atë moment. Më kujtohej buzëqeshja e punonjësit të higjienës esmer, i cili me dhjetëra herë kalonte para meje për çdo ditë, por kurrë nuk e kisha angazhuar veten të flas me te ose ta pyes për emrin e tij.

Rezultati përfundimtar ishte se prej 16 studentëve vetëm njëri ishte përgjigjur në këtë pyetje!!

Profesori kanadez na solli ta zbulojmë veten, na dha një mësim shumë të rëndësishëm dhe në mënyrë të mrekullueshme. 

Na mësoi se nuk duhet të preokupohemi vetëm me teori, sepse në tregun konkurrues duhet të përvjelësh krahët dhe të përzihesh me njerëz që të mësosh prej tyre dhe të shkëmbesh përvoja.

Na mësoi se personi i suksesshëm është ai që merr iniciativa karshi tjerëve dhe largon perden e turpit në komunikim me tjerët. 

Na mësoi mësimin më të rëndësishëm, e ai është se disa çelësa të suksesit tonë mund të ndodhen në dorën e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk i përfillim aspak.

Na mësoi se përgjegjësi nuk duhet të mbyllet në zyre i izoluar nga punëtorët tjerë dhe se nuk sjell dobi aspak në punë menaxhimi i punëtorëve me mendjemadhësi, sepse vetëm ata janë ata që mund të bëjnë me shume thika ose ta humbasësh edhe atë thikë që ke.

E dorëzova fletën e provimit të zbrazët dhe duke nxituar shkova te punonjësi i higjienës, i cili ma ktheu me buzëqeshje dhe gatishmëri për bisedë. E pyeta si quhesh dhe më tregoi, por ishte informatë e vonuar!!!

Studimi nuk është vetëm mësimi përmendsh i lëndëve por sjellje e cila paraqet personalitetin e secilit njeri. Shpesh na ndodh që të kalojmë para tjerëve duke mos u dhënë as selam edhe pse jemi ithtarët e një feje e cila na shpërblen për gjërat më të thjeshta dhe na e zhvillon personalitetin duke na i mbjellë këto gjëra që nga fëmijëria.

Dhënia e selamit dhe përshëndetja e njerëzve duke dominuar në fytyrën tonë buzëqeshja e shton dashurinë dhe afrimin mes nesh. Përshëndetja e cila buron nga ndenja fetare dhe kulturore i zgjatë urat e dashurisë dhe i thellon ato mes nesh.

Çka na pengon të përshëndesim me selam ata që i takojmë, i njohëm ose jo, të vegjël qofshin ose të mëdhenj?! 

Selami na sjell shpërblim dhe bereqet të madh, reflekton fotografi pozitive për ne dhe bën që të ndihet mungesa jonë, nëse mungojmë ndonjë ditë.

Ka shumë shkenca që nuk studiohen, por maten me vepra para se të maten me fjalë.

Ka punëtorë të cilët na shërbejnë dhe ndihmojnë për çdo ditë, ata meritojnë respektin dhe nderimin tonë.

Andaj veç një selam të përzier me buzëqeshje nuk na kushton asgjë!

Nëse nuk mundesh të japësh sadaka nga pasuria jote, atëherë jep sadaka buzëqeshjen, fjalën e mirë dhe sjelljen korrekte.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Nuk mund të kaploni të gjithë njerëzit me pasuritë tuaja, por me fytyrën e hapur dhe sjelljen e mirë”.(Shejh Albani e vlerëson si hadith hasen)

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar dhe ka thënë:

“Nuk do të hyni në Xhenet deri sa nuk besoni, nuk do të besoni deri sa nuk duheni mes vete. A të u tregoj një gjë, të cilën nëse e veproni do të duheni mes vete? Përhapni selamin mes jush”. (Muslimi)

Ji optimist dhe përhap myzhde!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *