Kur të humbë amaneti, prite kijametin


 

 

Amaneti në perceptimin e muslimanëve të hershëm nuk ka qenë vetëm në përmbyshjen e premtimeve dhe kujdesin ndaj pasurisë së lënë si amanet, por kaplonte edhe lindjen edhe perendimin. Amaneti ishte pema e frytshme e tevhidit, fryti i besimit, hija e kësaj pemës dhe nozulli i udhëtarit.

Është margaritar i çmueshëm, elmaz i pastër, xehe origjinale në dorë të mjeshtrit, mu ashtu si ka thënë Berireja për nënë e besimtarëve, Aishen, radijall-llahu anha, e cila ishte rritur në prehërin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

(سبحان الله، والله ما علمت منها إلاّ ما يعلم الصائغ على تِبْر الذّهب الأحمر)،

“Subhanall-llah, prej saj di vetëm atë që di mjeshtri për arin e kuq”.

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(الناس معادن)

“Njerëzit janë sikur xehet”.

Gjithashtu ka thënë:

(إنّ الأمانة نزلت في جذر قلوب الرجال ثم علموا من القرأن ثم علموا من السنة)

“Amaneti ka zbritur në rrënjët e zemrës së burrave, pastaj mësuan Kur’anin dhe më pastaj mësuan sunnetin”.

Gjithashtu ka thënë:

(عن معادن العرب تسألونني؟ خيارهم في الجاهلية خيارهم في الإسلام إذا فقهوا)

“A për xehen e arabëve po më puëtni? Të zgjedhurit e tyre në xhahilijet, janë të zgjedhurit në Islam nëse e kuptojnë fenë”.

(الناس كإبل مائة لا تكاد تجد فيها راحلة)! 

“Njerëzit janë sikur njëqind devet, në mesin e të cilave nuk mund të gjesh asnjë bartëse”.

Amanet është implementimi i ligjeve të sherijatit në jetën e private dhe jetën e njerëzve.

(الذين إن مكنّاهم في الأرض أقاموا الصلاة وأتوا الزكاة وأمروا بالمعروف ونهوا عن المنكر).

“(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve” . (El-Haxhxh: 41).

Namazi është amanet, nëse një njeri e humb namazin, tjerat edhe më lehtë i humbë.

Andaj Enes ibn Maliku, kur pa humbjen e namazit në kohën e Haxhaxhit qau, siç tregon Imam Buhariu në “librin mbi kohët e namazeve” në kapitullin “Humbja e namazit nga koha e vet”. Transmeton Zuhriu, i cili thotë:

(دخلت على أنس بن مالك بدمشق وهو يبكي، فقلت له: ما يبكيك؟ فقال: لا أعرف شيئاً ممّا أَدْرَكتُ إلاّ هذه الصلاة، وهذه الصلاة قد ضُيِّعَت). 

“Hyra te Enes ibn Maliku në Damask, e e gjeta duke qajtur. I thashë: pse po qan? Tha: nuk njoh gjë nga ajo që kam takuar në kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, përveç këtij namazi, mirëpo edhe ky namaz është humbur”.

Zekati është amanet, andaj Siddiku, Ebu Bekri, radijall-llahu anhu, i luftoi ata që refuzuan ta japin dhe u dha përshkrimin e renegatëve.

Agjërimi është amanet, andaj:

(إذا كان يوم صيام أحدكم فلا يرفث ولا يصخب، وإن سابَّه أحدٌ أو قاتله فليقل إني أمرؤٌ صائم)

“Nëse ndokush është duke agjëruar le te mos flet fjalë të ndyta dhe le të mos bërtet, nëse e shan dikush ose e lufton le të thotë: unë jam agjërueshëm”.

Haxhi është amanet, andaj:

(فمن فرض فيهنّ الحجّ فلا رفث ولا فسوق ولا جدال في الحجّ).

“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje…”. (El-Bekare: 197).

Thirrja në rrugë të All-llahut është amanet, sikurse ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

(الرائد لا يكذب أهله). 

“Vëzhguesi nuk e gënjen popullin e vet”.

Amanet është edhe përqendrimi në dhikër, besnikëria ndaj Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimi në fe deri në fund të jetës.

Ebu Sufjanin e pyeti Herakli për shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: a kthehet ndokush prej tyre nga feja e tij, në shenjë hidhërimi? Tha: jo. Herakli tha: kështu është puna e besimit, kur përzihet me pastërtinë e zemrës.

Ata, sahabet, kanë thënë:

نحن الذين بايعوا محمداً =على الجهاد ما حيينا أبداً 

Ne i kemi dhënë besën Muhammedit

Për xhihad sado që të jemi gjallë.

Kurse djaloshi i ka thënë mbretit:

(إنك لن تقتلني حتى تقول باسم ربّ الغلام، ففعل، فقال الناس جميعاً: آمنّا بربّ الغلام) 

“Ti nuk ke mundësi të më mbytish derisa nuk thua: në emër të Zotit të këtij djaloshit. Ai ashtu edhe veproi. Kurse mbraë njerëzit thanë: i besuam Zotit të djaloshit”.

Pastaj gropuan hendeqe të mëdha, të cilat i mbushën me zjar, edhe kush nuk kthente nga besimi i tij, e hedhnin në te:

(وما نقموا منهم إلاّ أن يؤمنوا بالله العزيز الحميد)

“E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,…”. (El-Buruxh: 8).

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

(قد كان فيمن قبلكم يؤتى بالرجل فينشر بالمنشار ما دون لحمه وعظمه ما يصدّه ذلك عن دينه)

“Në kohën e kaluar, e sjellnin njeriun dhe e prenin me sharrë, ia ndanin mishin nga eshtrat, e tërë kjo nuk e ndante nga feja e tij”.

Nga ëmbëlsia e besimit është edhe:

(أن يكره أن يعود في الكفر كما يكره أن يقدف في النار)

“Të urrejë të kthehet në kufër, ashtu si urren të hedhet në zjar”.

Kurse njeriu që besoi tha:

(ويا قوم مالي أدعوكم إلى النجاة وتدعونني إلى النار)

“Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr? Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!”. (Gafir: 41- 42).

All-llahu i mëshiroftë ata magjistar të cilët u çliruan nga prangat e kësaj bote edhe i shkaktuan dështim Faraonit duke thënë:

(فاقض ما أنت قاض إنما تقضي هذه الحياة الدنيا)! 

“… e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!”. (Taha: 72).

Amanet është edhe fuqia për të ruajtur të drejtat e tjerëve, siç iu përgjegj Jusufi, alejhisselam, mbretit, kur ai i tha:

(إنك اليوم لدينا مكين أمين، قال: اجعلني على خزائن الأرض إنيّ حفيظٌ عليم).

“…”Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm”. Ai (Jusufi) tha: “Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm”. (Jusuf: 54- 55).

Kurse bija e shuajbit tha:

(يا أبتِ استأجره إنّ خير مَن استأجرت القويّ الأمين)

“Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!”. (El-Kasas: 26).

Amanet është bamirësia ndaj prindërve, kujdesi për pasurinë e muslimanëve, ruajtja e nderit dhe fesë.

Andaj, ata tre persona që i mbylli shkëmbi në shpellë, i shpëtoi vërtetësia e amanetit të tyre. I pari ishte besnik ndaj prindërve të vet, i cili qëndroi tërë natën me gotën e qumështit në dorë, kurse fëmijët e tij qanin nga uria. I dyti ishte besnik ndaj pasurisë së vëllaut të tij, pasuri të cilën e kultivoi dhe u kujdes për te, në munges të tij. Kurse i treti ishte besnik ndaj nderit të gruas së huaj dhe ruajtës i kufinjve të Zotit:

 (إنّ الذين اتقوا إذا مَسَّهم طائفٌ من الشيطان تذكروا فإذا هم مبصرون). 

“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)”. (El-A’raf: 201).

Amanet është kontrollimi i dëgjimit, llogaria e shikimit dhe përcjellja e zemrës:

(إن السمع والفؤاد كلّ أولئك كان عنه مسؤولاً)

“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (El-Isra: 36).

Mbyllja e gojës nga gjërat shkatërruese është prej amanetit.

(وهل يَكبّ الناس على مناخرهم في نار جهنّم إلاّ حصائد ألسنتهم)

“Vallë pse hudhen njerëzit me hundë në zjar të xhehenemit përpos se si korrje e asaj që ka mbjellur goja e tij”.

(يوم تشهد عليهم ألسنتهم وأيديهم وأرجلهم بما كانوا يعملون)

“Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar”. (En-Nur: 24).

Nëse ndalemi dhe analizojmë ata tre persona që me to do të ndezet zjari i xhehenemit, do të shohim se ata e kanë humbur amanetin.

Lexuesi i Kur’anit e ka bërë atë vepër, për ti thënë lexues i dalluar, kurse ai që ka dhënë sadaka, këtë vepër e ka bërë për ti thënë sadakadhënës, e ai që ka luftuar, e ka bërë këtë vepër për ti thënë trim, edhe ashtu u kanë thënë.

Njeriu që i ban veprat për syefaqe, ai nuk shpreson shpërblim te All-llahu:

(نسوا الله فأنساهم أنفسهم).

“E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit”. (El-Hashr: 19).

Për këtë edhe tradhtia është shenjë e dyftyrësisë:

(إذا حدَّث كذب، وإذا وعد أخلف وإذا اؤتُمِن خان، وإذا عاهد غدر)! 

“Kur të flet gënjen, kur premton nuk e realizon premtimin, kur i lihet ndonjë gjë në amanet, e tradhton amanetin dhe kur ban marëveshje e then marëveshjen”.

Amanet është ruajtja e dijes dhe kujdesi i tij, ashtu siç kanë thënë dijetarët:

(إنّ هذا العلم دينٌ، فانظروا عمنّ تأخذون دينكم).

“Kjo dije është fe, andaj shikoni se nga cili e merni fenë tuaj”.

Kur erdhën jemenasit te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thanë: na dërgo një njeri të na mësojë sunnetin dhe islamin, e kapi për dore Ebu Ubejden e tha: “ky është besniku i këtij ummeti”. Në transmetimin tjetër qëndron se banorët e Nexhranit i thanë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: na dërgo një njeri besnik. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u tha: do tu dërgoj një njeri që me të vërtëtë është besnik”.

E mëshiroftë All-llahu Hatib Bagdadiun, i cili i ka thënë nxënësit të dijes:

(ليجعل حفظه للحديث حفظ رعايةٍ لا حفظ رواية، فإن رُواة العلوم كثير ورُعاتها قليل. وربّ حاضرٍ كالغائب وعالمٍ كالجاهل، وحاملٍ للحديث ليس معه منه شيء، إذا كان في اطِّراحِه لحُكمه بمنزلة الذاهب عن معرفته وعلمه)

“Mësimin përmendsh të hadithi bëne kujtesë kujdesi e jo kujtesë transmetimi, sepse transmetuesit janë shumë, kurse kujdestarët e tyre janë pak. Ndodh që ndokush që është i pranishëm është duke munguar, ose ndonjë dijetar është sikur ndonjë injorantë, ndoshta ndonjë bartës i hadithit nuk ka prej tij asgjë me vehte, sepse ai që e hedh për shkak të vendimit të tij është sikur ai që nuk e njeh dhe nuk e mëson”.

Abdul-Aziz Xhurxhaniu thotë:

ولو أنّ أهل العلم صانوه صانهم =ولو عظّموه في النفوس لعُظِّما 

ولكن أهانوه فهان ودنَّسوا =مُحَيّاه بالأطماع حتىّ تجهّما 

Poqëse dijetarët kujdeseshin për dijen, do të ruhej

Po ta madhëroni do të bëhej edhe më madhështore

Mirëpo ata e nënçmuan, e u bë i pavlerë

E njëllosën me lakmi saqë u ba e huaj për ta.

– Amanet është të kryhen detyrat që i kemi ndaj muslimanëve, tua kryjmë nevojat e të ngratëve, tu shërbejmë atyreve që kanë nevojë, këto janë cilësitë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

(كلاّ والله لا يخزيك الله أبداً إنّك لَتَصِل الرَّحم وتحمل الكَلَّ وتُكسِب المَعدوم وتُعِين على نوائب الحقّ).

“Asesi All-llahu nuk do të poshtërojë asnjëher, sepse ti kujdesesh për farefisin, bartë barën e tjerëve, u jep të ngratëve dhe u ndihmon në vështirësitë e të vërtetës”.

Aisheja, radijall-llahu anha, thotë:

(كان خلقه القرآن)

“Morali i tij ishte Kur’ani”.

(كلّكم راعٍ وكلّكم مسؤولٌ عن رعيّته..)

“secili prej jush është çoban dhe është përgjegjës për tufën e tij…”.

(المسلمون عند شروطهم). 

“Muslimanët qëndrojnë në kushtet e tyre”.

Amanet është zbatimi i detyrave të Kur’anit Fisnik dhe Sunnetit të Ndershëm, aplikimi i urdhërave dhe qëndrimi të kufinjtë e tyre.

Është tradhti ndaj All-llahut dhe Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që të shahen sahabet e Pejgamberit, alejhisselam, ose të anatemosen dy pleqt e ndershëm, Ebu Bekri dhe Omeri, kurse ajetet e Kur’anit flasin se All-llahu është i kënaqur me ta, kurse Resulull-llahi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Mos i shani shokët e mi”.

E mëshiroftë All-llahu nënë tonë, Aishen, radijall-llahu anha, e cila i ka thënë Urves, siç transmeton Muslimi:

(يا ابن أختي أُمروا أن يستغفروا لأصحاب النبي – صلى الله عليه و سلم – فسبّوهم)

“Biri i motrës sime, janë urdhëruar të kërkojnë falje për shokët e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ata i shajnë”.

Sa dëshmi e madhe është dëshmia e Husejn Museviut, i cili në librin e tij të çmueshëm: “Për All-llahun e pastaj për historinë”, thotë:

(لو سألنا اليهود، مَن هم أفضل الناس في ملّتكم؟ لقالوا: إنهم أصحاب موسى، ولو سألنا النصارى مَن هم أفضل الناس في أمتكم؟ لقالوا: إنهم حواريو عيسى، ولو سألنا الشيعة من هم أسوء الناس في نظركم وعقيدتكم؟ لقالوا: إنهم أصحاب محمد – صلى الله عليه و سلم – ). 

“Nëse i pyet çifutët: kush janë njerëzit më të mirë në fenë tuaj? Ata do të thonë: shokët e Musait. Nëse i pyesim të krishterët: kush janë njerëzit më të mirë në fenë tuaj? Ata do të thonë: shokët e Isaut. E nëse i pyesim shiitët: kush janë njerëzit më të këqinjë sipas jush dhe besimit tuaj? Ata do të thonë: shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem”.

Amaneti është paanshmëri dhe sinqeritet, ti zbresim njerëzit në pozitat e tyre dhe mos ti nënvlerësojmë, siç thotë All-llahu, subhanehu ve teala:

(يا أيها الذين آمنوا كونوا قوّامين لله شُهداء بالقِسط ولا يجرمنّكم شَنَآن قومٍ على ألاّ تعدِلوا. اعدلوا هو أقرب للتقوى)

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni”. (El-Maide: 8).

Amanet është gjithashtu që mos ta ngrisim të poshtrin, mos ta lavdërojmë të paaftin, mos tia dorëzojmë gjërat atij që se meriton, mos ti madhërojmë injorantët dhe mos ti arbitrojmë në fenë dhe dynjanë tonë. 

Nëse e bëjmë të kundërtën e kësaj kemi bërë tradhti, e cila na e eliminon stabilitetin e dynjasë, jetën e këndshme dhe bazën e civilizimit. Sa bukur e ka titulluar Imam Buhariu në “Librin mbi Telashet”, “Kapitulli: kur të mbeten mbeturina e njerëzve”, ku përmendi gjendjen e kohës së fundit. Në këtë kohë “njeriut që ska as një grimcë në hardallit iman në zemër, i thuhet sa i mençur dhe sa i kujdeshëm”.

Amanet është dëshmia për All-llahun, këshillimi i muslimanëve, sqarimi i të vërtetës.

 Kur e kanë pyetur Hafidh Ali ibn Medinin mbi babën e tij, Abdullah ibn Xhaferin, ka thënë: babi im është i dobët (në transmetimin e haditheve). Kurse Shube ibn Haxhaxhi ka folur për djalin e tij ka thënë: “e kam emërtuar djalin tim Sad, mirëpo ai as që u bë i lumtur e as që shpëtoi”. Kurse Imam Dhehebiu duke folur për biografinë e Ebu Ali El-Ehvaziu, në librin e tij “El-Mizan”, tha: Po të kisha folir për hatër do të kisha folur për Ebu Alinë, sepse nga ai kam marur senedin e lartë në Kur’an”.

Amanet është lërja e pretendimit të rrejshëm.

Sepse “ai që mburret me atë që nuk e ka është sikur ai që vesh rroba të gënjeshtrës”.

Imam Dhehebiu ka përmendur në “Sijer” dhe Ibn Kethiri në “El-Bidaje ven-Nihaje” se Ebu Abdullah Hakim en-Nejsaburi, ua lexonte njerëzve përmirësimet që ia kishte bërë Hafidh Abdul-Gani ibn Seid, në librin e tij “El-Med’hal”. Nuk u mjaftua me këtë por i dërgoi letër ku e falënderonte për këshillën. Atëherë Ibn Seidi tha: “kuptova se ishte njeri i mençur”.

Ky është amaneti, mbi të cilin është ngritur aielli dhe toka: ta kontrollosh vetveten në çdo gjë, qoftë e vogël ose e madhe, tua dimë vlerën atyreve që kanë vlerë.

Imam Sehaviu përmend në librin e tij “El-Xhevahir ved-Durer” se hoxha i tij Ibn Haxheri, abstenoi nga dhënia mësime në Sahihun e Imam Muslimit derisa nuk vdiq Zerkeshiu, sepse senedi i tij ishte më i lartë në këtë libër.

All-llahu e mëshiroftë Imam Sujutiun, sa bukur ka folur në librin “El-Fariku bejne Nakili ves-Sariki”, si koment i fjalës së Muzeniut në fillimin e “Muhtesarit” të tij: “Libri mbi Pastërtinë”. Ka thënë Imam Shafiu: All-llahu ka thënë: Kemi zbritur nga qielli ujë të pastër”. A nuk e ka parë këtë ajet Muzeniu në Mus’haf e ta tregon pa ia adresuar Imamit të tij?!

Dijetarët kanë thënë: ai ka vepruar kështu sepse hapja me këtë ajet ka qenë vepër e Imam Shafiut, e jo e tija. Pastaj tha: tërë këtë e ka bërë nga kujdesi për amanetin dhe ikja nga tradhtia, sepse shoqërues shumë i keq është tradhtia, pastaj duke e zbatuar hadithin dhe duke i pasuar imamët në të kaluarën dhe në të tashmen, duke u ruajtur nga rrena dhe mburrja për gjëra që si posedon, nga pasimi i argumenteve me sa fuqi që ka, nga dëshira për të arritur deri te dobia dhe bereqeti, për ta ngritur veprën e tyre në gradën më të lartë nga shkalla më e ultë, për ta falënderuar dijen dhe dijetarët dhe për t’ia dhënë të drejtën të parit për shkak të vlerës që ka”.

Dr. Muhamed Omer Devle

Përshtati: Bekir Halimi

Marrë nga: http://www.meshkat.net

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *