DHIKRI GJATË DALJES NGA SHTËPIA- Mbështetja në Allahun


 

Na tregon nëna e besimtarëve, Ummu Seleme, e cila quhet: Hind bintu Ebi Umejete, Hudhejfe, nga fisi Mahzum, radijallahu anha, duke thënë:

عن أم المُؤمنينَ أمِّ سَلَمَةَ وَاسمها هِنْدُ بنتُ أَبي أميةَ حذيفةَ المخزومية رضي الله عنها : أنَّ النَّبيّ  كَانَ إِذَا خَرَجَ مِنْ بَيتِهِ ، قَالَ : (( بِسْمِ اللهِ تَوَكَّلتُ عَلَى اللهِ ، اللَّهُمَّ إِنِّي أعُوذُ بِكَ أنْ أضِلَّ أَوْ أُضَلَّ ، أَوْ أَزِلَّ أَوْ أُزَلَّ ، أَوْ أظْلِمَ أَوْ أُظْلَمَ ، أَوْ أجْهَلَ أَوْ يُجْهَلَ عَلَيَّ )) حديثٌ صحيح ، رواه أبو داود والترمذي وغيرهما بأسانيد صحيحةٍ . قَالَ الترمذي : (( حديث حسن صحيح )) وهذا لفظ أبي داود .

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur dilte nga shtëpia thoshte:

Bismil-lah, tevekkeltu ala-Alláhi.

(Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta) 

Allahumme inní e údhu bike en edil-le ev udal-le, ev ezil-le ev uzel-le, ev adhlime ev udhleme, ev exh-hele ev juxh-hele ale¬jje.

(O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos shkoj në humbje [dalalet], e as dikush të mos më dërgojë në humbje [dalalet]; kërkoj mbrojtjen Tënde të mos rrëshqas [nga e vërteta] e as të shkaktoj rrëshqitjen e dikujt; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e dëmtoj askend e as dikush të mos më dëm¬tojë mua; kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos e injoroj askënd e as dikush të mos më injo¬roj mua). (Transmeton: Ebu Davudi 4/325, Tirmidhiu 5/490 dhe të tjerët. Hadithi është i saktë). 

Mësimet që i marim nga ky hadith:

1. Besimtari e fillon jetën duke dal nga shtëpia me përmendje të Allahut dhe me mbështetje në Te dhe duke ia autorizuar të gjitha çështjet e veta Atij.

2. Besimtari vazhdimisht duhet të kërkon strehim te Allahu nga devijimi, injoranca, zullumi dhe lajthitja nga rruga e drejtë.

3. Burimi i devijimit të njeriut janë: cytja e nepsit dhe lodhja në kërkim të dynjasë, ose kurthet e shejtanit ose dyshimet e fitnexhive.

4. Është e pëlqyeshme që njeriu të vazhdon në këtë dhikër gjatë daljes nga shtëpia që njeriu të jetë nën kujdesin e Allahut, sepse kush kujdeset për zbatimin e rregullave të fesë së Allahut, Allahu kujdeset për te.

 

Enesi, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

عن أنس  ، قَالَ : قَالَ رَسُول الله  : (( مَنْ قَالَ – يَعْني : إِذَا خَرَجَ مِنْ بَيتِهِ – : بِسمِ اللهِ تَوَكَّلْتُ عَلَى اللهِ ، وَلا حَولَ وَلا قُوَّةَ إلاَّ باللهِ ، يُقالُ لَهُ : هُدِيتَ وَكُفِيتَ وَوُقِيتَ ، وَتَنَحَّى عَنْهُ الشَّيطَانُ )) رواه أبو داود والترمذي والنسائي وغيرهم . وَقالَ الترمذي : (( حديث حسن )) ، زاد أبو داود : (( فيقول – يعني : الشيطان- لِشيطان آخر : كَيفَ لَكَ بِرجلٍ قَدْ هُدِيَ وَكُفِيَ وَوُقِيَ ؟ )) .

“Kush thotë kur të del nga shtëpia:

Bismil-lah, tevekkeltu ala-Alláhi, ve lá havle ve lá kuvvete il-lá bil-lah.

(Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta dhe s’ka lëvizje e as forcë përveç me dëshirën e Allahut.) 

I thuhet: je i udhëzuar, i mjaftueshëm dhe i mbrojtur dhe i largohet nga rruga e tij shejtani”. (transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe të tjerët. Hadithi është i saktë).

Kurse në transmetimin e Ebu Davudit qëndron:

“Shejtani i thotë shejtanit tjetër: çka mund ti bësh njeriut, i cili është i udhëzuar, i mjaftueshëm dhe i mbrojtur”?!

Mësimet që i marim nga ky hadith:

1. Vlera e mbështetjes në Allahun, azze ve xhel-le dhe strehimi te Ai, pasi që kjo vepër është fortifikatë e fortë e cila e mbron besimtarin nga kurthet e shejtanit.

2. Njeriu në të gjitha çështjet nuk ka forcë e as fuqi përveç se me Allahun.

3. Allahu e kujdeset dhe e ruan çdo besimtar nga shejtani.

4. Shejtani është i paaftë për ta devijuar atë që Allahu e ka udhëzuar, ia ka bërë të dashur besimin dhe ia ka stolisur në zemrën e tij.

5. Është e pëlqyeshme që besimtari ta thotë këtë lutje gjatë daljes nga shtëpia për të fituar këto të mira.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *