Bamirësia të mbron nga fundi i keq


Të gjithë ne shpesh ballafaqohemi me gjendje të vështira, ose kemi para nesh raste të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje. Disa herë hezitojmë, disa herë tallemi me këto raste dhe shume herë i neglizhojmë. Mirëpo qëndrimi i saktë është që të jemi të parët të cilët do tu ndalim në ndihmë këtyre hallexhinjve.

Raste të shumta mund të ndihmohen me ndihma simbolike, disa probleme të zgjidhen me një telefonatë, kurse në momente të caktuara vetëm me autoritetin që kemi. Andaj pse të mos jemi të përfshirë në ndihmesën e dhënë shumicës së rasteve që kanë nevojë, kur kjo nuk na kushton ndoshta asgjë?!

Bë mirë dhe kurrë mos u ndal!

E mira është: çdo e mirë që ja bën dikujt, qoftë me pasuri, me ushqim, me ujë, me larje të borxhit, pajtimi i njerëzve, ndërmjetësimi, përdorimi i autoritetit, me ndarjen e dijes, me përgjigje pyetjeve që i parashtrohen dijetarit, me sjellje të mirë, me largim të pengesave, me vizitë të sëmurit, shtyrjen e kthimit të borxhit, vizita e të sëmurit, ndihmesa të paaftit, ndihmesa të mbeturit në rrugë, largimi i brengave dhe mërzive, kujdesi për jetimin, kujdesi për gruan e ve, respektimi i njeriut që më herët ka qenë me autoritet e tash ka rënë, falënderimi ndaj të mirës, falja atij që gabon, veprimi për lirimin e një robi, pengimi i vazhdimit të gjakderdhjes, etj.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Bërja mirë të mbron nga fundi (vdekja) i keq, kujdesi për farefisin ta shton ymrin dhe sadakaja e fshehtë fik hidhërimin e Zotit”.

Taberaniu, 8/261 dhe hadithi është hasen.

Një tregim

Ky tregim na e vërteton se si vepra e mira e ruan njeriun dhe se bamirësia e ruan njeriun nga fundi i keq.

Një njeri që quhej Ibën Xhudean, ishte i pasur dhe me familje të madhe, kishte tre djem. Tregon ky për vete dhe thotë: në pranverë dola të shoh bagëtinë që kam. Pash se devetë më ishin trashur dhe gjinjtë u ishin mbushur me qumësht. Sa ti afrohej viçi i rridhnin gjinjtë qumësht dhe derdhej qumështi nga bereqeti dhe mirësia e madhe. E shikova këtë deve dhe këtë viç dhe mu bënë më të dashurat prej bagëtisë që kisha. Mu kujtua një komshi i cili i kishte 7 vajza dhe asnjë djalë, i varfër dhe pa pasuri. Thash në vete: pasha Allahun këtë deve dhe këtë viç do t’ja jap sadaka këtij komshiut tim fukara. Në këtë moment mu kujtua fjala e Allahut: “Nuk do të arrini bamirësinë deri sa nuk shpenzoni atë që më së shumti e doni”. (Ali Imran: 92). Morra devenë dhe viçin dhe shkova e trokita derën e fqinjit dhe i thash: merre këtë dhuratë prej meje. E pash në fytyrën e tij gëzimin e madh, sa që nuk dinte çka të thoshte. Pinte qumështin e kësaj deve dhe mbante dru me te dhe priste që të rritej viçi e ta shiste. Me një fjalë u solli shumë të mira dhe Allahu i dha pasuri nëpërmjet kësaj deveje.

Pasi kaloi pranvera dhe erdhi vera me thatësinë dhe nxehtësinë e vet, u ça toka dhe u thanë damarët e ujit. Beduinët filluan të lëvizin në shkretëtirë duke kërkuar shpellat ose kanalet nëntokësore me ujë. Ky njeriu vazhdon tregimin dhe thotë: hyra në një vrimë nëntokësor për të sjellë ujë për pije, kurse 3 djemtë e pritnin jashtë. Humbi në ato kanale nëntokësore dhe nuk arriti të del. Djemtë e pritën një ditë, dy, tre deri sa edhe u mërzitën, humbën shpresë. Thanë në vete: ndoshta e ka kafshuar ndonjë gjarpër dhe ka vdekur i helmuar, ose e ka mbuluar dheu dhe është mbytur. Ata, Zot na ruaj, pritnin vdekjen e tij që të ndajnë pasurinë dhe trashëgimin. U kthyen në shtëpi dhe e ndanë pasurinë mes tyre. Gjatë ndarjes ju kujtua atyre se babai i tyre një deve ja ka dhanë fqinjit të tyre të varfër.

Shkuan te fqinji dhe i thanë: na e kthe devenë dhe merr sa të duash deve tjera, e nëse nuk na e jep me të mirë, ta marrim me dhunë dhe pastaj nuk ta kompensojmë me asgjë. Fqinji u tha: ikni prej meje, se do të ankohem te babai juaj. Të ankohesh te ai, por ai ka vdekur!

Si ka vdekur! Ku ka vdekur?! Kur ka vdekur?! Si të mos e kam kuptuar unë?! 

I thanë: ka hyrë në një kanal uji nëntokësor para një jave dhe nuk ka dal më prej aty. Sigurisht është mbytur.

Pash Allahun! Më tregoni në cilin vend është futur dhe pastaj merrni devenë tuaj, bëni çka të doni, nuk dua asgjë prej jush.

E dërguan te vendi. Kur ku shok besnik e pa vendin, morri litar me vete, morri llambë, e lidhi veten me litar dhe e lidhi litarin jashtë kësaj vrime dhe u fut në kanalin nëntokësor. Zvarritej deri sa erdhi në një skaj të ngushtë, me vështirësi kalonte, porse vazhdoi edhe pak por nuk gjeti asgjë.

Erdhi ditën tjetër përsëri. Por përsëri nuk e gjeti. Erdhi në ditën e tretë dhe filloj të zvarritej edhe më thellë dhe në vende më të ngushta dhe filloi të nuhat erën e lagështisë, sa më shumë i afrohej vendit, filloi të dëgjon një rënkim. Filloi të zvarritet deri te rënkimi në errësirës, prekte tokën dhe preku lloç e pastaj preki njeriun dhe vërejti se ai akoma qenka gjallë dhe merrte frymë edhe pas një jave qëndrimi aty!! E morri, e lidhi, ia mbylli sytë me një fashë për të mos e dëmtuar drita e diellit dhe pastaj e nxori jashtë këtyre gavrave. I shtypi hurma dhe i dha, i dha edhe ujë dhe e barti në shpinë deri te shtëpia e vet. Kur e solli në shtëpi iu kthye jeta, kurse fëmijët e tij nuk dini asgjë për këtë që ndodhi. 

Pasi u kthjell fqinji e pyeti Ibën Xhudeanin: pash Allahun më trego se si ke mbetur gjallë aty më shumë se një javë?!

Tha: kjo që do të tregoj është çudi. Kur zbrita poshtë u humba në ato zgavra, ndaheshin kanalet dhe nuk arrita të mësoj rrugën e kthimit. Andaj iu afrova ujit të cilin e zbulova dhe fillova të pija ujë. Porse uria nuk mëshiron. Vetëm uji nuk më mjaftonte. Pas tre ditëve uria më kishte kapluar tërësisht, i shtrirë në shpinë, kisha dorëzuar veten Allahut, ndjej pika qumështi më derdhen në gojë. U drejtova. Shihja një enë në errësirë, nuk e shihja kush e mban, më afrohej dhe më jepte qumësht derisa ngopesha dhe pastaj largohej. Më vinte tre herë në ditë. Mirëpo prej dy ditësh u ndal dhe nuk më vjen. Nuk e di shkakun pse u ndal?!

I thashë: kur ta mësosh shkakun pse të është ndalë do të çuditesh edhe ti. 

Tha: pasha Allahun më trego se çka është shkaku!

I thashë: fëmijët tu menduan se ke vdekur dhe erdhën te unë dhe morën devenë prej të cilës të ushqente Zoti, pasi që muslimani jeton nën hijen e sadakasë së tij.

Tha: aha, kjo duhet të jetë. I thashë: po. Tha: e falënderoj Allahun i cili më shpëtoi për shkak të bamirësisë ndaj teje.

Kur u kthye Ibën Xhedeani në shtëpi, i mblodhi dhe u tha: të paturpshëm qenkeni, do ta ndaj pasurinë në dy pjesë me fqinjin tim. Një pjesë për mua dhe një pjesë për te.

I lartësuar qoftë Allahu! 

Si e shpëtoi Allahu me bamirësinë e tij duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt, pastaj i çoi një njeri i cili u bë më i afërt se fëmijët e tij dhe më i kujdesshëm se ata, andaj bamirësia e tij e shpëtoi dhe mirësia e tij e solli mikun e tij t’i ndihmojë.

Sigurisht se bamirësia e mbron njeriun nga fundi i keq, ushqimi që ua jep të uriturve e shpëton nga vdekja e keqe, andaj shtoni veprat e mira dhe bamirësitë, jepni dhe mos u ndalni, ndihmoni të vërtetën dhe ithtarët e të vërtetës dhe duani miqtë e Allahut.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *