Monoteizmi


Një sqarim i shkurtër në lidhje me monoteizmin.

1- Monoteizmi është kuptimi i Fjalës së Sinqeritetit, la ilahe il-laAllah Muhammedu Resulullah, dhe distancim nga idhujtaria. Monoteizmi është shpëtimi i njeriut dhe koka e fesë. Për këtë qëllim i ka krijuar krijesat dhe e ka bërë çelës të thirrjes së pejgamberëve.

{ وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ }

“Në çdo popull kemi dërguar nga një të dërguar, i cili u thoshte popullit të vet: adhuroni Allahun dhe shmanguni tagutit (djallit)”.

E drejta më e madhe e Allahut është të veçohet me adhurim.

 

2- Rëndësia e monoteizmit

Detyra më e madhe, dera e pranimit të veprave, themeli i adhurimeve dhe Allahu ka urdhëruar në te.

Çdo ajet në Kuran e ngërthen monoteizmin, e dëshmon atë dhe thërret në te.

 

3- Monoteizmi

Është veçimi i Allahut si Zot (Krijues), i adhuruar dhe me Emrat dhe Vetitë e Tij.

Rezulton me pohimin e adhurimit të plotë vetëm ndaj Allahut dhe mohimin e çdo rivali të Tij.

 

4- Vlera e monoteizmit

* Monoteizmi është shkak i hyrjes në Xhenet dhe daljes nga Xhehenemi.

* Monoteizmi është shkak për shlyerjen e mëkateve.

* Monoteizmi është kusht për pranimin e veprës, kurse shirku, idhujtaria shkak i asgjësimit të veprave.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kush vdes duke e ditur se ska hyjni tjetër veç Allahut hyn në Xhenet”. Muslimi

 

5- Llojet e monoteizmit

Monoteizmi në pranimin e Tij si Zot që domethënë besimi se vetëm Allahu është Krijues, Posedues dhe Menaxhues i gjithësisë, ai në asnjë gjë prej këtyre gjërave nuk ka ortak.

 

6- Monoteizmi në pranimin e tij si të adhuruar që domethënë se vetëm Allahu është ai që meriton adhurim, i cili nuk ka rival dhe se të gjitha gjërat që adhurohen veç Tij janë të kota. Andaj të gjitha adhurimet duhet të jenë të sinqerta vetëm për Allahun dhe asnjë adhurim nuk duhet drejtuar askujt tjetër pos Tij.

 

7- Monoteizmi në pranimin e Emrave dhe Cilësive të Allahut që domethënë se i besojmë të gjitha Emrave dhe Cilësive që janë të përmendura në Kuran dhe Sunet ashtu si e meriton madhëria e Tij, duke mos shtrembëruar kuptimin e tyre, duke mos i asgjësuar ato, duke mos u dhënë formë dhe as përgjajësim, ashtu si thotë Allahu:

{ لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ }.

“Atij nuk i ngjanë askush Atij dhe Ai Dëgjon dhe Shikon”.

8- Këto tre lloje të monoteizmit ndërlidhen ngushtë mes vete, andaj nëse e realizojmë vetëm njërin lloj duke injoruar tjetrin, nuk quhet monoteist.

Këto tre lloje të monoteizmit janë përmbledhur në ajetin kuranor:

{ رَّبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا }.

“Zot i qiejve dhe tokës dhe asaj që është mes tyre, andaj Atë adhuroje dhe duro në këtë adhurim të Tij, vallë di dikë që është emnak i Tij”.

Bekir Halimi

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *