Rregullat e lumturisë


 

1- Dije se nëse nuk jeton në kufijtë e ditës tënde shkapërderdhet mendja jote, të përzihen çështjet, të shtohen preokupimet dhe brengat. Ky është kuptimi i hadithit: “Kur të gdhijshë mos e prit mbrëmjen dhe kur të ngrysësh mos e prit mëngjesin”.

 

2- Harroje të kaluarën me çka ka, sepse preokupimi me të kaluarën dhe atë që ka përfunduar është marri dhe çmenduri.

 

3- Mos u angazho me të ardhmen, sepse është botë e të panjohurës dhe mos mendo për te deri sa të vijë.

 

4- Mos u dridh prej kritikës dhe qëndro dhe dije se kritika e rritë kualitetin tënd.

 

5- Besimi në Allahun dhe vepra e mirë prodhon jetë të mirë dhe të lumtur.

 

6- Kush do rehati, qetësi dhe stabilitet le ta përmend Allahun.

 

7- Robi duhet ta dijë se çdo gjë ndodh me Caktimin e Allahut.

 

8- Mos prit falënderim prej askujt.

 

9- Përgatit veten për tu ballafaquar me mundësitë më të këqija.

 

10- Ajo që të ka ndodhë mund të jetë më mirë për ty.

 

11- Çdo Caktim që i ndodhë myslimanit është më mirë për te.

 

12- Mendo rreth të mirave dhe falëndero.

 

13- Ti me atë që ke je përmbi shumë njerëz.

 

14- Nga ora në orë vjen zgjidhja.

 

15- Belaja e nxjerr lutjen.

 

16- Fatkeqësitë të bëjnë më largpamës dhe ta forcojnë zemrën.

 

17- Me çdo vështirësi është edhe lehtësia.

 

18- Mos të shkatërrojnë gjërat e kota.

 

19- Zoti yt ka falje të gjerë.

Inne rabbeke vasiul-magfiret

 

20- Mos u hidhëro, mos u hidhëro, mos u hidhëro.

 

21- Jeta kërkon bukë, ujë dhe hije, andaj mos e tepro me gjëra tjera.

 

22- “Në qiell e keni furnizimin dhe atë që ju premtohet”. (Edh-Dharijat: 22).

 

23- Shumica e asaj nga e cila frikohemi nuk ndodhë.

 

24- Merr shembull ata që kanë përjetuar fatkeqësi para teje.

 

25- Allahu kur e do dikë e sprovon.

 

26- Përsërit lutjet e pikëllimit.

اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ وَابْنُ عَبْدِكَ وَابْنُ أَمَتِكَ نَاصِيَتِي بِيَدِكَ مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي وَنُورَ صَدْرِي وَجَلاءَ حُزْنِي وَذَهَابَ هَمِّي

Allahume inní abduke ve ibnu abdike ve ibnu emmetike, nasijetí bijedik, madin fijje hukmuke, adlun fijje ka¬dauke, es`e-luke bi kul-li ismin huve lek, semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitábik ev ‘al-lem¬tehu ehaden min halkik, ev iste`therte bi¬hi fi ‘ilmil gajbi indek, en texh’alel Kur`ane rebi’a kalbí ve nure sad¬rí ve xhelae huzní ve dhehabe hemmí”.

(O Zoti im, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Vendimet e Tua mbi mua kalojnë, i drejtë është caktimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emë¬ru¬ar Veten Tënde, apo që e ke zbritur në lib¬rin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej kri¬je¬sa¬ve të Tua, apo që e ke mbajtur të fshe¬¬hur në di¬turinë Tënde, bëje Kuranin pran¬verë të zem¬rës sime dhe dritë të gjoksit tim, heqje të pikëllimit dhe largim për dësh¬përi¬min). Ahmedi 1/391. Sahih sipas Albanit.

(121)

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحُزْنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ ، وَضَلَعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.

Allahumme inní e’udhu bike minel hemmi vel huzni, vel axhzi vel keseli, vel buhli vel xhubni, ve daleid dejni ve galebetir rixhal.

(O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mposhtja prej njerëzve). Buhariu 7/158: “Pejgamberi e përsëriste shpesh këtë dua” “Fet’hul Bari” 11/173.

 

27- Puno seriozisht dhe punë frytdhënës dhe iki boshllëkut.

 

28- Lëri bisedat dekurajuese dhe mos u beso thashethemeve.

 

29- Mëria dhe kujdesi për hakmarrje më shumë e dëmton shëndetin tënd se sa që e dëmton armikun.

 

30- Çdo gjë që të godet është shlyerje mëkatesh.

Dr. Ai del-Karni

(Përktheu: Bekir Halimi)

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *