Veprat që e shembin monoteizmin


 

Veprat që e shembin monoteizmin janë vepra të cilat nëse gjenden te një musliman ato e largojnë tërësisht nga feja islame dhe për shkak të tyre nuk trajtohet si musliman. Këtu nuk ka dallim mes atij që i bën këto veprime në tallje apo me seriozitet.

Veprat që e shembin monoteizmin janë të shumta, por më të njohurat janë:

1- Idhujtaria në adhurimin e Allahut.

Allahu i Madhërishëm thotë:

{إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ}

“Ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka bërë të ndaluar atij Xhenetin, vendbanimi i tij është Zjarri dhe zullumqarët nuk kan ndihmëtar”. (El-Maide: 72).

Në këtë kategori hyn lutja drejtuar njerëzve të vdekur, kërkimi i ndihmës prej tyre, zotimi dhe therja e kurbaneve te varret e tyre.

Veprat që e shembin monoteizmin

2- Të bën njeriu ndërmjetësues mes tij dhe Allahut, tu lutet atyre, të kërkon ndërmjetësimin e tyre dhe tu mbështetet atyre. Ky njeri ka bërë mosbesim (kufër) sipas konsensusit të dijetarëve.

 

3- Bie në mosbesim edhe ai që nuk i llogarit idhujtarët jobesimtarë, ose dyshon në mosbesimin e tyre ose i trajton si besim i saktë.

4- Llogaritet mosbesimtar edhe ai që beson se udhëzimi i tjetër kujt pos udhëzimit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është më i plotë se udhëzimi i tij, ose gjykimi i tjetër kujt është më i mirë se gjykimi i tij, sikurse janë ata që u japin përparësi gjykimit të tagutëve (djajve) përballë gjykimit të tij.

5- Llogaritet mosbesimtar edhe që e urren diç prej asaj që na e ka sjellë Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, edhe nëse e praktikon në jetën e tij. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَرِهُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ فَأَحْبَطَ أَعْمَالَهُمْ} .

“Kjo për shkak se ata e urrejnë atë që ka shpallur Allahu, andaj Ai i ka zhvlerësuar veprat e tyre”. (Muhamed:9).

6- Llogaritet mosbesim edhe nëse një njeri tallet me diç nga feja të cilën na e solli Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ose shpërblimet dhe ndëshkimet e kësaj feje.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنْتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ – لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ} .

“Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?”

Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar”. (Et-Teube: 65-66).

7- Magjia llogaritet mosbesim, qoftë për ndarje apo bashkim, andaj që merret me te ose është i kënaqur me te, bie në mosbesim.

Allahu, Fuqiplotë, thotë:

{وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولَا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلَا تَكْفُرْ} .

“Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!”. (El-Bekare: 102).

8- Forcimi i idhujtarëve dhe ndihmesa e tyre kundër muslimanëve.

{وَمَنْ يَتَوَلَّهُمْ مِنْكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ} .

“Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit”. (El-Maide: 51).

9- Llogaritet mosbesimtar ai që mendon se i takon atij të del nga sherijati i Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ} .

“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”. (Ali Imran: 85).

10- T’ia kthesh shpinën fesë, as nuk e mëson e as nuk punon me te.

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

{وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ ذُكِّرَ بِآيَاتِ رَبِّهِ ثُمَّ أَعْرَضَ عَنْهَا إِنَّا مِنَ الْمُجْرِمِينَ مُنْتَقِمُونَ} .

“Kush është më i padrejtë se ai që, kur i përmenden shpalljet

e Zotit të tij, nuk ua vë veshin atyre? Vërtet, Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve!” (Es-Sexhde:22).

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *