Imam Tahaviu, Allahu e mëshiroftë!


Emri dhe prejardhja e tij:

Ai ishte Imami, Muhadithi, Fekihe, Hafizi, dijetari i nderuar, Ebu Xha’fer Ahmed ibën Muhammed ibën Selame ibën Seleme ibën Abdul Melik El Ezdi Et Tahavi. El-Ezdi është emër fisi të mirënjohur nga Kahtani. Nofkën Et Tahavi e ka fituar nga fshati Et Taha në krahinën Said të Egjiptit. Ai ishte i lindur në 239 H. Në moshën e re ai u shpërngul në Egjipt.

Në kërkim të dijës:

Prejardhja e dijes së tij është e lidhur me familjen e tij dhe dajallarët e tij. Babai i tij ishte një nga dijetarët prej të cilëve përfitoi. Mësuesi i dytë ishte daja i tij Imam Ismail ibën Jahja El Muzeni.(vdiq në vitin 264). El Muzeni ishte një nga dijetarët më të ditur prej shokëve të Imam Muhammed ibën Idris Esh Shafiut. Edhe nëna e tij ishte nga dijetaret e fikhut dhe hadithit.

Mësuesit e tij numri i të cilëve kalon treqindëshin ishin kryesisht nga Egjipti dhe dijetarët që vizitonin Egjiptin.

Me zgjerimin e diapazonit të dijës ai e gjente veten në konfuzion midis një seri çështjesh fikhu për të cilat ai nuk gjente përgjigje të mjaftueshme nga daja i tij që do t’ia qartësojnë çështjen në fjalë. Filloi të hulumtoi se çfarë bën daja i tij në situata të ngjashme të paqartësisë dhe kuptoi se ai shumë po i konsulton librat e shokëve të Imam Ebu Hanifës (Hanefive). Shumë nga mendimet e hanefitëvë i kishte përmendur në librin e tij “Muhtesar El Muzeni”.

Kjo gjë e nxiti që t’i konsulton librat e medhhebit hanefij dhe të shqyrton bazat e tij dhe degëzimin e çështjeve prej tyre. Kur njohuritë e tij mbi medhhebin hanefij u plotësuan ai u bë një nga përfaqësuesit e kësaj shkolle juridike, gjë kjo e cila nuk don të thotë se ishte bërë pasues i verbër i saj. Në librat e tij shpeshherë do të gjejmë vende ku Imam Et Tahaviu si më të saktë e ka shpallur mendimin e ndonjë imami që nuk është i medhhebit hanefij. E vetmja gjë e cila Imam Tahaviun e përcaktonte si hanefi ishte mbështeja e tij që ia bënte metodologjisë së shkollës hanefite në nxjerren e dispozitave. Në librin e tij “Me’ani El Athar” do të gjeni gjykime që Imam Ebu Hanifeja nuk i ka patur. Ky fakt e mbështet atë të cilën e tha Ibën Zulak:

“Kam dëgjuar Ebul Hasan Ali ibën Ebi Xha’fer Et Tahaviun të thotë: “Kam dëgjuar babain tim të thotë: ”(i përmendi virtytet e Ebu Ubejde Harbavejnit dhe fikhun e tij dhe tha) Ai do të më pyeste mua rreth disa çështje fikhu. Kështu një ditë unë i dhashë përgjigjen time për një çështje kështu ai më tha mua:”Kjo nuk është opinioni i Ebu Hanifës. Et Tahaviu i tha: ”O gjykatës (Kadi) a duhet të mbaj të njëjtin opinion për çdo opinion që Ebu Hanifeja ka mbajtur!” Ai tha: “Unë për ti isha i mendimit se je mukal-ld (pasues i verbër)”. Et Tahaviu tha: “A nuk e din se mukal-lid bëhet vetëm njeri fanatik ose i trash nga mendja.” Kjo fjalë u përhap në Egjipt dhe u bë fjalë e urtë që njerëzit e memorizuan”. (Lisanul Mizan tek biografia e Et Tahaviut)

Lavdërimet e dijetarëve për të:

Ibën Junuzi ka thënë:”Et Tahaviu ishte i besueshëm, besnik, fekih, pas vete nuk ka ardhur njeri si ai”.

Imam Edh Dhehebiu në librin e tij “Et Tarih El Kebir” ka thënë: ”Fekihu, Muhadithi, Hafidhi, një nga njerëzit më me reputacion, i besueshmi, i dituri në fikh dhe i mençuri”.

Ibën Kethiri në “El Bidaje ven Nihaje” ka thënë: ”Ishte i besueshëm, besnik, Hafidh me njohuri të thella”.

Me njohuri të gjëra në gjitha lëmitë e fesë me dije të veçantë të akidë, fikhut dhe hadithit.

Librat e tij:

Për sa i përket shkrimeve të tij ato janë dëshmi për hulumtimin e tij, verifikimet që i bën dhe përpunim të mirë të temës që e shqyrton. Midis shkrimeve të tij është “El Akide Et Tahavije” për të cilën jemi duke shkruar hyrjen për tani gjithashtu për komentin e tij nga (Ibën Ebi El Izz). Madje megjithëse madhësia e librit është e vogël dobitë e tij janë të shumta dhe metodologjia e tij është ajo e selefëve. Dhe ju do të gjeni që përmban çdo gjë që muslimani ka nevojë përsa i përket besimit të tij.Është gjithashtu libri i tij “Me’ani El Athar” i cili është një libër në të cilin ai prezanton kapituj të fikhut, mendimet e dijetarëve dhe argumentet e tyre dhe i përmend analizën e argumenteve të tyre..

Ai la mbrapa shumë libra të mëdhenj, përafësisht 40 libra të ndryshëm midis të cilëve janë: “Sunan Esh Shafi’ij, Mushkil El Athar, Ahkamul Kur’an, El-Muhtesar, Sherh El Xhami’il Kebir, Sherh El Xhami’is Sagir, Esh Shurut, Nevadir El Fikhije, Er Redd ala Ebi Ubejd, Er Redd ala ‘Isa ibën Eban dhe vepra tjera të dobishme.

Imam Tahavi ishte i mirënjohur dhe i famshëm për urdhërimin për të mirë dhe ndalimin e të keqes për deklarimin e vërtetës dhe të kthyerit tek ajo që ai mbajti se ishte e vërtetë pa u ndikuar nga asnjë mendim dijetarësh, pushtetarësh apo shokësh.

Është e mjaftueshme për ne që shumica e dijetarëve e kanë pranuar këtë libër (El Akide Et Tahavije) si: “Një shpjegim i Besimit të Ehlu Sunne vel Xhema’ah”.

Vdekja e tij:

Imam Tahavi ka vdekur të martën në fillim të Dhul Ka’des në vitin 321 H dhe është varrosur në varrezat Karafe në Egjipt. Allahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjerë.

Marrë nga parathënia e librit “SHERHUL AKIDETI TAHAVIJE” me redakturë të Ahmed Shakirit

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *